Chrome për iOS tani top shfletuesi pa pagesë

I lansuar ditën e martë, por në dispozicion vetëm nga dita e djeshme, versioni i ri për mobil i Chrome është top aplikacioni pa pagesë në kategoritë për iPhone dhe iPad.

Google krijoi versione të përkushtuara për të dy pajisjet, kështuqë përdoruesit e pajisjes iPad që e përdorin këtë shfletues mund ta marrin përparësinë e mjaftueshme të tabletit prej 9.7 inçësh.

Chrome tani i bashkohet shfletuesve Opera, Dolphin dhe shfletuesve tjerë si alternativë ndaj Safarit për përdoruesit e iOS. Aplikacioni Chrome ka bërë spërkatjen e vet në botën e sistemit Android, zyrtarisht duke qenë në dispozicion për Google Play.

Chrome për celularë tani ofron disa nga veçoritë e njëjta sikurse versioni për desktop, duke përfshirë adresën dhe kutinë e kërkimit të integruar, shfletimin me mundësi të përdorimit të tabeve, dhe mundësinë e ndërtimit të tyre. Një veçori “Incognito” tani jua mundëson shfletimin e sigurt pa përgjuar historinë.

Chrome për iOS tani jua mundëson pamjen e tabeve të hapura, të shënjuesve dhe fjalëkalimeve nga kompjuterët dhe pajisjet tjera që e përdorin këtë shfletues. Dhe gjithashtu mund t’i dërgoni Ueb faqet nga kompjuteri juaj personal në pajisjen që përdor sistemin operativ iOS për t’i lexuar nga larg, edhe nëse nuk jeni online.

Aplikacioni i ri gjatë këtyre dy ditëve ka qenë nën vlerësim të rreptë nga përdoruesit e iOS. Nga gjithsejt 3,574 vlerësime të bëra deri më tani, 2,855 përdorues e kanë vlerësuar aplikacionin Chrome me 5 yje. /PCWorld Albanian/kohaislame/

Artikulli paraprakAdobe nuk do të krijoj Flash Player për Android 4.1 (Jelly Bean)
Artikulli vijuesATK S’KA TË DHËNA PËR BIZNESET E PATATUESHME