“Nokia” tenton rikthimin në treg

Një sistem rikarikimi wireless i integruar, teknologji inovative PureView për fotokamerën më të mirë në treg, optikë Zeiss me objektiv prej 8.7 megapiksel, një sistem navigimi urban City Lens dhe një ekran 4.5 polësh super të ndjeshëm, që mund të përdoret me doreza ose me thonj.

Janë këto asetet e smartfonit Lumia 920, të pajisur me Windows Phone 8, me të cilin “Nokia” ka vendosur të kthehet në treg dhe të sfidojë “Apple” dhe “Samsung”.

Njoftimi është bërë të mërkurën në Nju Jork nga administratori i kompanisë finlandeze, Stephen Elop, përkrah të cilit ka qenë administratori i Microsoft, Steve Ballmer.

Në këtë mënyrë është regjistruar dhe aksioni i parë në të ashtuquajturën “lufta e vjeshtës” në tregun e smartfonëve.
Ndërkohë, po në Manhatan, kompania “Motorola” ka prezantuar modelin e ri Droid Razor. Gjithçka po ndodh në prag të 12 shtatorit, kur “Apple” do të lançojë në San Francisko të shumëpriturin iPhone-in e ri./ndx/kohaislame

Artikulli paraprakPutin: Pse vetëm Rusia duhet të rishqyrtojë qëndrimin e saj në Siri?
Artikulli vijuesAhmet Shala, ambasador i Kosovës në Japoni