CIA solli në pushtet Khomeinin dhe shijat në Iran?

Arkivi nacional amerikan në faqen e saj zyrtare të internetit publikoi raport dhe të dhëna në të cilat citohet se agjencia qendrore zbuluese amerikane (CIA) në vitin 1953 ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në kryerjen e grushtshtetit në Iran, me të cilin nga pushteti është rrëzuar kryeministri iranian Muhamed Musadik dhe partia e tij nga fronti nacional.

Në të dhënat e publikuara theksohet se SHBA-të, gjatë sulmit sovjetik ndaj Iranit kanë qenë të detyruar në bashkëpunimin me subjektet lokale nga Irani ta shfrytëzojnë kodin TRAJAX dhe të planifikojnë komplot me çka është rrëzuar pushteti i atëhershëm iranian.

Komploti amerikan është përbërë nga propaganda kundër kryeministrit Musadik, përfitim të shahut Reza Pehlavi për bashkëpunëtor, korruptim të politikanëve dhe parlamentarëve, organizimi i forcave të armatosura dhe organizimi i mitingjeve të ndryshme protestuese.

Komploti ka arritur në ditën e sotme në vitin 1953 kur grushtshteti është realizuar dhe nga pushteti është larguar Musadik, i cili e ka nacionalizuar naftën iraniane.

Të dhënat e reja të publikuara janë pranimi i parë zyrtar i SHBA-së se CIA kanë qenë imponues e grushtshtetit në Iran.

Artikulli paraprakDeputetet dhe gratë suedeze vendosin mbulesën për të protestuar racizmin antiislam
Artikulli vijuesShkarkohet Xhabir Hamiti