Shkarkohet Xhabir Hamiti

Pasi Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës kishte ndërprerë punimet me vendimin e kryetarit Xhabir Hamiti, i cili ishte larguar nga takimi, anëtarët e tjerë kanë vazhduar punimet dhe me 23 vota për dhe një abstenim, kanë shkarkuar kryetarin e deritashëm të Kuvendit të BIK-ut, Xhabir Hamiti, njofton rel.

Sekretari organizativ i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, para gazetarëve ka thënë se ky vendim është marrë pasi që Hamiti nuk e ka përfillur vullnetin e anëtareve të tjerë të kuvendit për ta futur në rend dite një pikë diskutimi që ka të bëjë me një ndryshim në Kushtetutën e Bashkësisë Islame lidhur me zgjedhje e të parit të Bashkësisë.

Bajgora ka bërë të ditur se me datën 29 gusht do të mbahet edhe një mbledhje e radhës ku do të diskutohet për ndryshimet.

Sekretari Bajgora ka mohuar zërat se ka pasur tensione në mbledhje dhe ka thënë se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe se e sheh të paarsyeshme thirrjen e Policisë së Kosovës nga ana e Hamitit para zyrave të BIK-ut./kohaislame

Artikulli paraprakCIA solli në pushtet Khomeinin dhe shijat në Iran?
Artikulli vijuesPrift egjiptian: Huliganët e ushtrisë i vunë flakën kishave