CIA spiunon transaksionet financiare

CIA ka hartuar një bazë të dhënash të transfertave ndërkombëtare të parave, të cilat përfshijnë të dhënat financiare dhe personale të miliona amerikanëve, por plani nuk kufizohet vetëm në kontintentin amerikan por është i shtrirë nëpër botë.

Informacioni po mblidhet me ndihmën e FBI-së përmes kompanive që merren me transfertat e parave, në veçanti, Western Union.

Kjo agjenci, në bashkëpunim me FBI ka mbledhur këto të dhëna nën pretekstin e parandalimit të sulmeve terroriste. Kjo gjë ka filluar te aplikohet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ku Agjencia e Sigurimit Kombëtar (NSA) , ndër të tjera ka përgjuar edhe thirrjet telefonike në SHBA, raporton “Uall Street Journal”. Të dhënat financiare që ishin në interes të CIA-nuk përbënin vetëm transfertat e parave të brendshme, por edhe ato jashtë vendit. Disa ligjvënës kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë çështje, megjithatë, zyrtarët e qeverisë amerikane theksojnë se përmes këtij spiunazhi, kanë arritur të parandalojnë një seri sulmesh terroriste. Të gjitha informatat e dyshimta të CIA i përcillen FBI, e cila i vazhdon më tej hetimet.

Artikulli paraprakPse shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë është i vështirë
Artikulli vijues11 arsye që nuk i mendoni e ato mund t’ju shëndoshin