A e keni ditur se ushqimet më të preferuara të Muhamedit a.s. kanë qenë: “supa, kungulli, buka e elbit, mjaltë dhe besoni apo jo, përsheshi – popara (ushqimi në foto).
Përsheshi është bukë dhe ujë i nxehtë, me shtim të mundshëm të qumështit dhe gjalpit. Për të bërë një përshesh duhet bukë e thatë (që mos të hidhet).
Gjatë përgatitjes të ushqimit pëlqehet vaji i ullirit dhe uthulla. Ushqimin e ndante duke filluar nga ana e djathtë. Nëse servohej buke, ndërsa namazi nuk ishte falur, nëse kishte kohë, hante bukë pastaj falej. ndalonte të fryhet në ushqimin e nxehtë. Nuk fillonte me ushqimin derisa të fillonte njëherë mikpritësi.
Para ushqimit përmendte emrin e Allahut, hante me dorën e djathtë dhe para vetes. Nëse i binte kafshata e merrte dhe e hante nëse nuk fëlliqej. Nuk pëlqente heshtjen gjatë ushqimit . Asnjëherë nuk e përbuzte ushqimin. Asnjëherë nuk pinte në këmbë dhe gllënjkë, por me tre . Gjithmonë falënderonte atë që e kishte thirrur për në bukë. Pas ushqimit falënderonte Allahun për mirësitë. Pas ngrënies gjithmonë pastronte dhëmbët me misvak
Burimi: muzejposlanika..com
Pershtati: Islampress