Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Amerikane (CIA), John Brennan, ka arritur të premten në një vizitë të pa paralajmëruar në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me organet e sigurisë boshnjake, shkruajnë mediat në Bosnje.
Brennan në Bosnje ka arritur direkt nga kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riadi.
Mediat boshnjake raportojnë se vizita po realizohet pikërisht në kohën e masave të sigurisë të papara ndonjëherë dhe nuk është bërë e ditur se sa gjatë do të qëndrojë zyrtari amerikan në Sarajevë.
Analistët e sigurisë thonë se arsye e ardhjes së shefit të CIA-së direkt nga Riaid, është fakti se arabët i kanë dhënë lajme amerikanit për një veprimtari ilegale me armë në Bosnje.