Sipas Samer Patel ushqimet e fast-foodeve, kruasantët apo edhe ëmbëlsirat e paketuara mund të shkaktojnë dëme të mëdha në dhëmbët tanë.Një dentist ka kryer një studim lidhur me rreziqet që mund të vijnë nga ushqimet e shpejta të cilat po konsumohen gjithmonë e më shumë.
Rreziku vjen gjithashtu edhe nga kokoshkat apo hamburgerat. Përsa i përket ëmbëlsirave ai thotë se kanë një përqendrim të madhe sheqeri i cili është tejet i dëmshëm. Edhe ndryshimi i temperaturave në gojë përshpejton procesin e dëmtimit të dhëmbëve.
Sipas Patel rreziku kryesor i dhëmbëve janë pijet e nxehta, të ftohtat, ushqimet e fast-foodit dhe në fund apo ëmbëlsirat e paketuara. Patel këshillon gjithashtu edhe mënjanimin e kafeve të shumta apo çajrave dhe zëvendësimin e tyre me një çaj jeshil.