Çiljeta me shami uron Bajramin (FOTO)

Është bërë shpesh pjesë e lajmeve të mediumeve saherë që ajo ka postuar diçka mbi fenë. Është fjala për këngëtaren Çiljeta e cila njihet për veshjen e saj.
Ajo në një fotografi të postuar në rrjetet sociale tregon veten dhe disa besimtare të tjera, të cilat ishin pjesëmarrëse në namazin e natës në natën e fundit të Ramazanit. Ajo ka bashkangjitur edhe këtë shkrim me fotografin: ““Na iku një nga muajt më të bukur që ka Allahu. Edhe pse ky muaj kaq i bukur për paqe dhe harmoni iku, mos u mërzit, se ai do vijë përsëri. Vetëm kur të vijë, mirëprite mirë dhe kur të vijë inshallah do vijë më mirësi dhe dashuri në familjen tënde, Zoti ju Mëshiroftë Familjarisht! Urimin e keni nga thellësia e Zemrës, Gëzuar Bajramin!”
Ndërsa vazhdojnë komentet me përqeshje, duke i thënë se çfarë fetare je ti kështu. Këtyre njerëzve duhet thënë aman leni njerëzit të qetë dhe mos u hyni në zemër për nijet e tyre. Keni kujdes me ta, sa e shani dhe e mallkoni pse nuk e lutni Zotin që ta udhëzoj?/KohaIslame
 
Artikulli paraprakMyftiu shqiptar ndëpret fjalën kur bien këmbanat (Video)
Artikulli vijuesPrizren: Djali e rreh nënën