Çka me solli tek Islami: Tri pikat

E pyeta veten,”Ti e konsideron veten te edukuar, pra në qoftë se Muhamedi e ka shkruar Kuranin, dhe se Kurani është një libër i mrekullueshëm, andaj pse unë mos ta pasoj ketë mendimtar të mrekullueshëm?” 
Raft pas rafti librat me përcjellnin mua dhe nuk me ofronin asnjë ndihme; ndihma ishte krejt ajo çka me duhej. Shikova një shënim ne dorën time qe e kisha shkruar si ne shpejtësi dhe disi nga paniku, “Aristoteli, falsifikim, Islam” këto ishin tri pikat e vetme te mijat. 
U ktheva ne një kënd aty dhe rastësisht gjeta atë çka po kërkoja, një gjysmë rafti me libra në lidhje me filozofinë Islame. Kur arrita në shtëpi, për befasi, gati çdo libër ishte shkruar për të njëjtin person, Ibn filani, e filani. Më duhej ta bëja një prezantim javor të filozofisë Islame dhe as që nuk dija se Ibn do të thotë “djali i”, kur përkthehet në Anglisht. 

Udhëtimi im në Islam filloi në librarinë e filozofisë në Universitetin e Kalifornisë Veriore. Hyrja në Islam nuk ishte çka unë kisha në mendjen time. Isha e kënaqur si katolike, derisa fillova të lexoj librat e priftit të Kishës tonë në gjuhën latine. Kur lexoja për Trinitetin dhe Këshillin e Niceas, ndjehesha disi e mashtruar nga familja dhe Kisha e cila tërë kohën thoshte se Triniteti ishte shpallje hyjnore, por qe unë tani i kisha dokumentet në dorë. I thosha vetvetes,”Ti nuk do ta pranoje një falsifikim të veprave të Shekspirit, e si po e pranon falsifikimin e librit të Zotit.” Nuk mund të isha katolike më e edhe më hiq muslimane. 
Fillova të studioj Islamin për klasën time. E lexova “Historinë e Zotit” nga Karen Armstrong. Autorja e cila nuk është muslimane, thellësisht vërtetonte jetën e Muhamedit dhe Kuranin gjithashtu. Kjo ishte diçka e madhe, një fe historikisht e saktë. Ende nuk doja të hyja në Islam, por tani isha e interesuar. E pyeta veten,”Ti e konsideron veten te edukuar, pra në qoftë se Muhamedi e ka shkruar Kuranin, dhe se Kurani është një libër i mrekullueshëm, andaj pse unë mos ta pasoj ketë mendimtar të mrekullueshëm?” 
Derisa nuk e lexova përkthimin e Kuranit nga Jusuf Ali unë nuk kisha kuptuar se njeriu nuk kishte kontroll në krijimin e tij. Isha aq e prekur aq shumë nga teksti sa që e gjeta nevojën për të hyrë në Islam. E dija që kjo ishte një marrëveshje e mire dhe se në qoftë se do ta leja të kalonte afër meje, unë do të isha për të. Unë hyra në Islam ditën e nesërme dhe tani kanë kaluar 8 vite nga ajo kohë. 
Quhem Anisa Abeytia dhe jetoj në një fshat të Kalifornisë Veriore me burrin dhe 4 fëmijët dhe jam anëtare e Aleancës se Shkrimtareve Muslimane. 

www.infocusnews.net

Artikulli paraprakE di se jam në rrugë të drejtë – Motra juaj Andy, Republika Sllovake
Artikulli vijuesUdhëzimi që erdhi para Ramazanit – Monica Aparicio nga Meksika