Arian Xhezairi përmes një postimi në Facebook ka shprehur disa parafrazime mbi situata të krijuar për të treguar se çfarë nënkupton dhe nuk nënkupton petku i tolerancës fetare.
Ky është statusi i tij i plotë: “Toleranca ndërfetare nënkupton ta pranosh përzgjedhjen e tjetrit për t’besue atë që do dhe t’i kryej lirshëm ritualet që dalin nga besimi i tij.
Tolerancë ndërfetare gjithashtu nënkupton t’mos diskriminosh dikë tjetër për besimin të cilit i përket.
Tolerancë ndërfetare nuk do të thotë që përmes influencës dhe trysnisë së pushtetit ta imponosh objektin tënd fetar përpara hundëve të tjetrit, ndërkohë që ke mobilizuar anëtarët e komunitetit tënd t’kundërshtojnë ndërtimin e njëobjekti fetar të besimit të kundërt.
Tolerancë ndërfetare nuk do të thotë as kur mediumi publik që mbahet me taksat e shumicës së një besimi, të promovojë paturpësisht inagurimet e objekteve fetare të një besimi tjetër, përderisa një gjë të tillë nuk e bën asnjëherë për komunitetin e besimit dominues.
Tolerancë ndërfetare aq më tepër nuk do të thotë kur pushteti hapur e pahezitim anon e favorizon një besim kundër një tjetri, merr pjesë në inagurime e festa të vetëm një besimi, ndërkohë që persekuton, burgos, injoron e ofendon anëtarët e komunitetit tjetër, edhe atëherë kur janë shumicë.
Këto në fakt janë jotolerancë fetare. Janë shpërfillje e hapur dhe precedent i përçarjes dhe krijimit të ndasive ndërkomunitare.
Meqenëse përfaqësuesit e komunitetit shumicë për t’mos luhatur rehatinë e kolltuqeve të tyne zgjedhin të heshtin, s’shprehin pakënaqësi mbi këtë fenomen që lëshon rrënjë çdo ditë e më shumë, për më keq ndodhë edhe ka prej tyre që n’emër të kësaj tolerance fallco të shpifur prezentojnë në evente të tilla nënçmuese, duhet anëtarëve të komunitetit t’dëmtuar të na e ngrit vetëdijen për zymtësinë që sa vjen e shtrihet çdo ditë e më shumë sipër nesh.
Si musliman i këtij vendi unë zgjedh t’mos hesht për tentimin gradual që t’më asimilojnë e t’zhdukin çdo gjurmë të fesë time dhe traditës së saj të trashëguar për qindra vite me radhë. Kësisoji do t’flasë e do e të shkruaj mbi këtë maskarallëk dhe mospajtimin tim me të, qoftë edhe t’jetë më e forta që mund t’bëj.
I ankohem Zotit, tek Ai mbështetem, i kërkoj t’më jap urtësi, dije e forcë, që t’kundërshtoj mençur, t’përballem guximshëm, por edhe t’më ndihmojë Ai duke u hakmarrë për padrejtësinë që m’bëhet mua si besimtar i fesë së Tij, në këtë vend plot me pushtetarë e maskarenjë të poshtër.”
#TaThotVellai
You Might also Like
VIDEO – Betohet Hoxhë Bekir Halimi!
Hoxha i nderuar Bekir Halimi në një ligjeratë të tijen është betuar publikisht, se për…
By
0 Min Read
Në Francë rritet racizmi, anti-semitzmi dhe islamofobia
Shqetësues është fakti se gjuha e urrejtjes e cila është në rritje, është bërë dukuri…
By
1 Min Read
Malajzi – 20.000 hafiza u falën në xhemat (Foto)
Malajzi – Rreth 20.000 hafizë nga e gjithë Malezia morën pjesë në faljen e përbashkët…
By
0 Min Read
Moti vështirson situatën e emigrantëve
Maqedonia vazhdon të përballet me problemin e emigrantëve , tashmë dhe moti është në disfavor…
By
1 Min Read
Merkel: Nuk më pëlqejnë deklaratat se “muslimanët nuk mund të hyjnë në vendin tonë”
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, lidhur me krizën e refugjatëve në Evropë deklaroi se nuk mbështet…
By
1 Min Read
Ky vend hap varrezë të veçantë për ateistë
Një varrezë pa asnjë lloj simboli fetar, është hapur në Suedi, për t’ua plotësuar nevojat…
By
1 Min Read
