Arian Xhezairi përmes një postimi në Facebook ka shprehur disa parafrazime mbi situata të krijuar për të treguar se çfarë nënkupton dhe nuk nënkupton petku i tolerancës fetare.
Ky është statusi i tij i plotë: “Toleranca ndërfetare nënkupton ta pranosh përzgjedhjen e tjetrit për t’besue atë që do dhe t’i kryej lirshëm ritualet që dalin nga besimi i tij.
Tolerancë ndërfetare gjithashtu nënkupton t’mos diskriminosh dikë tjetër për besimin të cilit i përket.
Tolerancë ndërfetare nuk do të thotë që përmes influencës dhe trysnisë së pushtetit ta imponosh objektin tënd fetar përpara hundëve të tjetrit, ndërkohë që ke mobilizuar anëtarët e komunitetit tënd t’kundërshtojnë ndërtimin e njëobjekti fetar të besimit të kundërt.
Tolerancë ndërfetare nuk do të thotë as kur mediumi publik që mbahet me taksat e shumicës së një besimi, të promovojë paturpësisht inagurimet e objekteve fetare të një besimi tjetër, përderisa një gjë të tillë nuk e bën asnjëherë për komunitetin e besimit dominues.
Tolerancë ndërfetare aq më tepër nuk do të thotë kur pushteti hapur e pahezitim anon e favorizon një besim kundër një tjetri, merr pjesë në inagurime e festa të vetëm një besimi, ndërkohë që persekuton, burgos, injoron e ofendon anëtarët e komunitetit tjetër, edhe atëherë kur janë shumicë.
Këto në fakt janë jotolerancë fetare. Janë shpërfillje e hapur dhe precedent i përçarjes dhe krijimit të ndasive ndërkomunitare.
Meqenëse përfaqësuesit e komunitetit shumicë për t’mos luhatur rehatinë e kolltuqeve të tyne zgjedhin të heshtin, s’shprehin pakënaqësi mbi këtë fenomen që lëshon rrënjë çdo ditë e më shumë, për më keq ndodhë edhe ka prej tyre që n’emër të kësaj tolerance fallco të shpifur prezentojnë në evente të tilla nënçmuese, duhet anëtarëve të komunitetit t’dëmtuar të na e ngrit vetëdijen për zymtësinë që sa vjen e shtrihet çdo ditë e më shumë sipër nesh.
Si musliman i këtij vendi unë zgjedh t’mos hesht për tentimin gradual që t’më asimilojnë e t’zhdukin çdo gjurmë të fesë time dhe traditës së saj të trashëguar për qindra vite me radhë. Kësisoji do t’flasë e do e të shkruaj mbi këtë maskarallëk dhe mospajtimin tim me të, qoftë edhe t’jetë më e forta që mund t’bëj.
I ankohem Zotit, tek Ai mbështetem, i kërkoj t’më jap urtësi, dije e forcë, që t’kundërshtoj mençur, t’përballem guximshëm, por edhe t’më ndihmojë Ai duke u hakmarrë për padrejtësinë që m’bëhet mua si besimtar i fesë së Tij, në këtë vend plot me pushtetarë e maskarenjë të poshtër.”
#TaThotVellai
You Might also Like
Papa viziton një xhami në Afrikë
Papa Françesko ka bërë një vizitë në kryeqyetin e Republikës Qëndrore Afrikane duke lutur komunitet…
By
Redaksia
1 Min Read
A e keni ditur që nafta përmendet në Kuran?
Fjalën të cilën në versetin e mëposhtëm e kemi përmendur me “mbeturinë” është fjala arabe…
By
Redaksia
5 Min Read
Në kërkim të konsensusit për ratifikimin e Demarkacionit
Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim se kur do ta procedojë për ratifikim…
By
Redaksia
6 Min Read
Tjetër vrasje për pronat (dhe diçka për biznesmenin Mitri)
Një 31-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Gjuraj…
By
Redaksia
6 Min Read
Shkup / Edhe në Saraj nisma për simbole, Murati: Xhami dhe flamur kombëtar 50 metërsh!
Edhe komuna e Sarajit nuk i ka shpëtuar frymës së vendosjes së simboleve fetare dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Lajmi i fundit: Nesër nuk mbahet mësim
Ministria e Arsimit ka marrë vendim që për shkak të motit të ftohtë, të mërkurën…
By
Redaksia
1 Min Read
