Sulmi që ndodhi së fundi në Paris, ku humbën jetën disa gazetarë, të cilët kishin tejkaluar kufinjtë e kuptimit të drejtë të lirisë së shprehjes, dhe, përkundër thirrjeve për t’u ndalur nga talljet me të Dërguarin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të), por edhe me Islamin në përgjithësi, ata vazhdonin në devijimin e tyre gazetaresk, edhe pse ky sulm nuk është ekujvalent as me 1% të persekutimeve, vrasjeve, shpërnguljes me dhunë e sulmeve raciste ndaj muslimanëve, kjo ngjarje, si zakonisht u hiporbolizua tepër shumë. Si duket, indikacionet e kësaj ndodhie nuk do të përfundojnë me vrasjen e të dyshuarve për këtë rast, ato do të tejkalojnë kunfinjtë e Francës, për të arritur në tërë Evropën, por edhe në shtetet e tjera antiislame, për tu shfrytëzuar kundër muslimanëve, ashtu siç ngjau me 11 shtatorin. Indikacionet e kësaj ndodhie kundër muslimanëve në përgjithësi, e kundër muslimanëve evropian në veçanti, mund të përkufizohen në këto pika: 1. Ekzistimi i fraksionit perëndimor, i cili këtë ngjarje do ta shfrytëzoj në mbjelljen e kuptimit të devijuar të lirisë së shprehjes, kuptim ky i cili nuk njeh asnjë kufij kur sulmon e fyen Islamin, figurat e tij, apo edhe çështjet bazë të tij, edhe pse ky kuptim bie ndesh me parimet evropiane. Përderisa të njëjtët, kur është në pyetje feja hebraike, i përmbahen tonelatave të kushteve, që e kufizojnë lirinë e shprehjes.Këtë orientin e hasim te gazeta daneze “Berlingske”, e cila publikoi disa nga karikaturat tallëse me Islamin, të cilat i kishte publikuar më herët gazeta ” Charlie Hebdo”. 2. Kjo ngjarje do të shfrytëzohet edhe për shfajësimin e fushatës antiislame në Evropë, e cila sa vjen e merr përmasa më të mëdha, sidomos në Gjermani, siç është fushata “Patriotët evropian kundër islamizimit të perëndimit”, të cilën e udhëheq lëvizja “Pegida”. Mesazhi i tyre për botën është: mos ua shihni për të madhe qeverive evropiane pas kësaj ndodhie, për masat e rrepta që do të ndërrmarrin kundër muslimanëve. Kjo, për ta frenuar rolin e muslimanëve i cili është në rritje të vazhdueshme në Evropë, e sidomos në Francë. Kjo fushatë si duket dha frytet e shpejta, ku menjëherë filloi djegia e xhamivë ne Francë. 3. Shfrytëzimi i kësaj ndodhie për të ushtruar presion në figurat e Islamit; imamët në perëndim, me pretekstin se duan Islam paqësor, Islam sekular, për t’ua imponuar muslimanëve atje kuptimin evropiano-sekular për Islamin. 4. Shfrytëzimi i kësaj ndodhie për arsyetimin e propagandës së egër kundër parimeve dhe bazave të Islamit nga mjete të shumta informimi sekulare në tërë botën. Këtë më së miri e tregon mbulimi i mjeteve të informimit, si asnjëherë më parë të kësaj ndodhie, si dhe hiporbolizimin e saj. Gjithashtu përpjekja e tyre për t’i arsyetuar sulmet ndaj bazave e themeleve të Islamit, duke i paraqitur muslimanët si “terrorsitë” që duhet t’u kundërvihemi me çdo metodë, qofshin ato edhe të paligjshme. Është i pamundur parashikimi i të gjitha indikacioneve të kësaj ndodhie, mirëpo ditët në vijim do ta dëshmojnë më së mirë këtë dhe do ta nxjerrin fytyrën reale të saj, e cila nuk ngjanë të jet aspak në favor të msulimanëve. www.almoslim.net Përktheu: Rasim Haxha * Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura janë refleksione të redaksisë në burim, ato nuk nënkuptojnë domosdo pajtimin e redaksisë kohaislame.com me përmbajtjen apo me autorin.
You Might also Like
Kosova e Terrorizuar! — ÇFARË THONË HOXHOLLARËT?
Reportazhi i Thefrontliner.net mbi radikalizimin në Kosovë sjell edhe qëndrimet e disa prej hoxhallarëve një pjesë…
By
Redaksia
13 Min Read
Njeriu, mjeshtëria dhe propaganda
Çelo Hoxha Hasan Jella ishte fatkeq: pa nënë, pa baba, pa vëlla, pa motër –…
By
Redaksia
9 Min Read
Klan Kosova e Batonit po na flet për ISIS-in.
Arbër KRASNIQI Klan Kosova e Batonit gjatë gjithë diës e zhvillon itinerarin e programeve të…
By
Redaksia
1 Min Read
LAVDI PËR ALL-LLAHUN, RAHMET PËR DËSHMORËT
Sedat Islami Expressi paskësh sulmuar Hoxhë Mazllamin. Pretekst kanë një ligjëratë që ka të bëjë…
By
Redaksia
8 Min Read
Kosova nuk është Charlie! Ja pse
Shoqëria civile, mediat, deputet e qeveritarë u solidarizuan me viktimat me plotë të drejtë. Por…
By
Redaksia
8 Min Read
…e lexojnë Kuranin duke menduar se është anën tyre!
Talha KURTISHI ...e lexojnë Kuranin duke menduar se është anën tyre, ndërsa ai është kundër…
By
Redaksia
0 Min Read
