Ramazani për ty ose kundër teje

E sheh duke punuar në punë fizike pa ndalë, serioz dhe me angazhim maksimal, edhe pse është nxehtë dhe ka uri. Agjërimi nuk e ndali nga puna. Erdhi koha e namazit, u përgatit me vullnet dhe elan të madh, morri abdes dhe u fal. Pasi bëri një pushim të vogël e morri Mus’hafin dhe filloj të lexoj rrjedhshëm dhe duke menduar thellë rreth asaj që lexonte.
I këtillë është ai që fitoi në Ramazan, ai që u bë mik me Ramazanin, ai që i kënaqet çdo çastit dhe orës që e kalon me Ramazanin.
(( قل بفضل الله وبرحمته فبذلك فليفرحوا )) سورة يونس .
“Thuaj: Mirësive dhe Mëshirës së Allahut le ti gëzohen, kjo është më e mirë se pasurinë që grumbullojnë”.
Tjetri i ka kthyer shpinën Ramazanit, e pret me përtesë të madhe, aspak nuk koncentrohet në te, madje hidhërohet me te, si armik e trajton, ky Ramazan bëhet kundër tij, bëhet argument për mangësinë dhe shkujdesin e madh që kishte në këtë muaj!!
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
(( رغِمَ أنف رجل أدركه رمضان، ثم انسلخ فلم يغفر له )).
“I pafat qoftë njeriu, i cili e arrin Ramazanin dhe shkon e nuk i falen mëkatet atij”.
Allahu ta sjell Nurin e Tij, Muajin e Mëshirës së Tij, e ti nuk e shfrytëzon, ti e shpërfillë, është përplot thesare, e ti e injoron, … Kështu nuk sillet besimtari i devotshëm… Përkundrazi, nxito drejt Mëshirës së Allahut, bë gara me garuesit, e mos lejo të ngecësh mbrapa e të kesh fundit e humbësve.
“I pafat”. Ose tu lëshoftë fytyra për toke, qofsh i nënçmuar, i poshtëruar, sepse humbe një mundësi të artë, të cilën nuk duhej ta humbiste!!!
Allahu na ndihmoftë!
Ky Ramazan bëhet kundër teje nëse kohën e këtij muaji e harxhon kot, mirësitë që i ke në këtë muaj nuk i shfrytëzon dhe sillesh në këtë muaj sikur ata që nuk e respektojnë dhe madhërojnë këtë muaj.
Kjo kohë është kohë e artë, kopsht i begatë me llojlloj mirësi, andaj duhet shfrytëzuar dhe duhet përfituar. Duhet ti gëzohemi këtij muajit sikur njerëzit e dashuruar kur takojnë ata që i duan.
E ai që është i sinqertë me Allahun, Allahu i jep gradat e fitimtarëve, gradat e atyre për të cilët Ramazani është argument për ta në dynja dhe ahiret, u përmirësohet shpirti dhe u shtohen gradat.
Si ta fitojmë Ramazanin?
Prej veprave me të cilat e fitojmë Ramazanin janë:
1- Ta ruajmë gjuhën nga bisedat e kota dhe fjalimet që janë mëkat dhe ta anagzhojmë tërësisht në lexim të Kuranit, në dhikër dhe në lutje.
2- Të qëndrojmë në xhami më gjatë dhe të largohemi nga ndeja të dëmshme me njerëz.
3- Të kujdesemi për kohën duke nxituar në vepra të mira.
4- T’i përjetojmë dhuntitë e Allahut dhe ti shndërrojmë në angazhim serioz dhe sjellje të dobishme. (Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu më bujar, edhe më bujar ishte në Ramazan. Buhariu dhe Muslimi).
Si e humbasim Ramazanin?
1- Agjërimi si adet e jo si ibadet.
2- Kalimin e kohës para ekraneve televizive dhe kompjuterëve e telefonave të mençur, pa kujdes për kohën e shtrenjtë të Ramazanit, pa kujdes për gjunahin e gjymtyrëve dhe duke shkyer vellon e turpit.
3- Zgjatjen e gjuhës në gjëra me të cilat e hidhërojmë Allahun. (Besimtari nuk ofendon nuk mallkon dhe nuk fol fjalë banale).
4- Kalimi i shumicës së kohës në gjumë. Etj.
Allahu na udhëzoftë dhe na mundësoftë të jemi fituesit e Ramazanit e jo humbësit e tij! Amin!

Hoxhë Bekir Halimi

Artikulli paraprakRespekto veten!
Artikulli vijuesTë mirat shëndetësore të sexhdes