Çka po ndodh në të vërtetë me muslimanët në Burma?

Burma ka një popullatë prej 75 milion banorësh, në përbërje të së cilëve bëjnë pjesë rreth 5 % muslimanë. Muslimanët e Burmës që shumica e tyre janë etnik të popullatës Rohingua, janë ballafaquar me probleme qysh prej vitit 1962, kur ushtria e këtij vendi mori pushtetin mbi këtë shtet të Azisë Juglindore.

Në dhunën disa dekadëshe mbi muslimanët e këtij vendin, më shumë se 500 fshatra muslimanë janë djegur, mijëra prej tyre kanë qenë të shfarosur, prej kur erdhi ushtria në pushtet. Persekutimi i burmanezëve musliman nuk ka të ndalur edhe sot e kësaj dite. Përkundër këtij gjenocidi, të gjitha organizatat për të drejtat e njeriut po heshtin, thotë Muhamed Talha për albtime në lidhje me këtë situatë.

Sipas disa statistikave numri i viktimave nga ana e muslimanëve është marramendës.

Ai thotë se edhe e gjithë bota muslimane po tregohet e pashpirtë në lidhje me rastin e muslimanëve të Burmës.

Tani më kohëve të fundit frika i ka kapluar të gjithë mulsimanët e këtij vendi duke e parë se për fatin e tyre nuk përkujdeset askush. Ata vazhdimisht bëjnë pyetje se ku është OKB-ja tani, ku janë mediat ndërkombëtare që po e heshtin këtë gjenocid?/AT/kohaislame

Artikulli paraprakShumë këshilla, pak rezultate
Artikulli vijuesBATLLAVA E PËRSHTATSHME , POR PA INVESTIME