Kuvajt: premtohen më shumë se 1,5 miliardë dollarë ndihma për popullin sirian

Vendet pjesëmarrëse në një takim donatorësh në Kuvajt premtuan për 1,5 miliardë dollarë ndihma për civilët sirianë, njoftoi të mërkurën sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

“Kaluam objektivin 1,5 miliardë dollarë”, deklaroi Ban në fund të këtij takimi, i organizuar për të ndihmuar pesë milionë sirianë, të prekur nga konflikti i përgjakshëm që po vazhdon që prej 22 muajsh.

Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite premtuan secila nga 300 milionë dollarë.

Artikulli paraprakGjumi dhe Hypertensioni
Artikulli vijuesBan Ki-Moon kërkon ndaljen e menjëhershme të masakrave në Siri