Çka thotë #Vëllau mbi shkollimin e fëmijëve në disa shkolla?

Arian Xhezairi apo i mirënjohur si #Vëllai përmes një postimi në Facebook ka prekur një pikë të rëndësishme që ka të bëjë me edukimin e fëmijve nëpër disa shkolla.

Ky është statusi i tij i plotë:
“Mos ndëshkimi i menjëhershëm për një shkelje t’vepruar nga një individ jep precedent për lëshime t’ngjashme nga më shumë individë të tjerë n’tardhmen.
Kjo mendësi është dëshmue sidomos tek qeveritë shqiptare, shtoja kësaj edhe inkurajimin indirekt në aktivitete të kundëligjshme nga kasta politike, ka sjellë një mentalitet antishoqërorë e antishtetrorë, ku vlera e pasurisë shoqërore/shtetrore shihet ose si plaçkë ose si material hargjues.
Pra, përgjegjësia kolektive si dhe konsekuencat afatgjate mirren fare pak ose hiq në konsideratë.
Një paralele vrojtimi e hedhun këndej tek komuniteti muslimanë flet për një mentalitet t’ngjashëm mbi papërgiegjësinë dhe mosfiqirimin e pasojave mbarëkomunitare.
Psh. në qytetin e prizrenit me shumë gjasë janë mbi tridhjetë çerdhe fëmijësh. Një nga këto dallohet më zëshëm kinse për shkak të ‘cilësisë së lartë’. Kjo o çerdheja Nana Kabrini ku rolin e edukatoreve e bartin motrat e nderit të uniformuara me veshje kishtare. Ndërkaq udhëheqësia dhe financimi i çerdhes bëhet nga donacione të huaja, kryesisht nga Vatikani.
Si për ironi t’rastit, 98% e fëmijëve që edukohen në këtë vatër, ngjashëm sa përqindja e popullsisë, vijnë nga familjeve muslimane, prindërit e të cilëve me shumë krenari ia kryejnë marketingun gojorë vetë çerdhes duke i thurë lavde e fjalë miradie sa herë që u deftojnë miqve të tyre mbi zgjedhjen e edukimit t’evladëve.
Tani, për t’qenë plotësisht i sinqertë, ky problem i mosfiqirimit nga i ashtuquajturi musliman i moderuar është dy palësh;
Së pari t’zgjedhësh që fëmiju yt t’edukohet e t’rritet duke qenë i rrethuar nga një influencë e kulluar e krishterë, pra nga praktika të një feje tjetër, flet për injorancë dhe papërgjegjësi mbi konsekuencën e veprimit si prind, përkatësisht zbehjen graduale si dhe (ruana Zot) shkëputjen e edukimit në frymën e fesë që i përket. Po ashtu edhe goditja dhe dëmi që do t’i shkaktohet komunitetit muslimanë pas 10 a 15 vitesh, nga këta prindër sikur fare s’mendohet.
Së dyti, një realitet i këtillë është treguesi më i mirë i një mosorganizimi dhe pavizioni duke mos arritur të ofrohet një alternative konkurruese cilësore siç pretendohet që ofrohet nga një institucion i këtillë parashkollorë, i krishterë. E gjendja e këtillë duhet t’jetë pasojë e mosnjohjes së realitetit ose mosaftësisë për t’qenë aq kompetitiv sa edhe kërkohet nga gjendja/mentaliteti shoqërorë.
Atëherë pra, duke kultivue neutralitetin e njëjtë që nga fillimi i shkrimit, mund t’thuhet se e shkuara e ndritur e muslimanëve me të cilën krenohemi, mund dhe duhet t’përdoret nga ne për realizim synimesh dhe inkurajim. Por assesi t’flitet për të me aq zell, nostalgji e krenari, kur prej saj s’marrim mësim, s’kemi trashëguar asgjë, prandaj edhe jemi ‘ma Zot ma zi’.”/KohaIslame

Artikulli paraprakPse rrjetet sociale janë falas
Artikulli vijuesTjetër skandal për “Yahoo”, ka skanuar miliona “e-mail” për llogari të FBI-së