Izraeli ndërton vendbanime të reja ilegale në Jerusalem

Komisioni izraelit për planifikim dhe ndërtim u ka dorëzuar autoriteteve të qytetit të Jerusalemit dokumentacionin e projektit për ndërtimin e 770 njësive të banimit, të cilat janë planifikuar në kuadër të projektit të ri të ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme hebraike në tokën palestineze në zonën e Jerusalemit Lindor dhe Betlehemit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas portalit izraelit “Vala”, bëhet fjalë për projekte të kapacitetit të përgjithshëm prej 1.200 njësive të banimit, ndërtimi i të cilëve është paralajmëruar në rajonin Gillo në jug të Jerusalemit Lindor dhe në periferi të Betlehemit, Beyt Jala.

Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, dënojnë ashpër dhe kritikojnë qeverinë izraelite për vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme hebraike në tokën e pushtuar palestineze dhe paralajmërojnë se kjo është një nga problemet kryesore në procesin e zgjidhjes së konfliktit disa dekadësh palestinezo-izraelit.

“Mua nuk më intereson se çfarë ndodh në fushën politike. Unë punojë vetëm që t’iu siguroj të rinjve shtëpi dhe t’ua dorëzoj çelësat”, tha presidenti i Komisionit Meir Tercuman.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në fillim të këtij muaji miratoi ndërtimin e lagjes së re prej 800 njësive të banimit në Jerusalem dhe bëri të ditur se janë duke u përgatitur dokumentacionet e projektit për këtë vendbanim.

Artikulli paraprakTurqia pas puçit planifikon të punësojë 20.000 profesorë të rinj
Artikulli vijuesSulmuesi i dyshuar i Mynihut ka qenë pacient i psikiatrisë