Çka u bë me xhaminë e Madhe?

Shumë nga ne janë dëshmitar, kur vendi tek Posta u dhurua për Bashkësinë Islame të Kosovës për të ndërtuar xhaminë e madhe. Sot kanë kaluar 3 vite kur në atë vend ende është një parking i makinave dhe qëndron gurthemeli i xhamisë së madhe por që asgjë më shumë nuk është bërë.

Në vizitat e Bajramit, në bashkëbisedim me myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën ai është shprehur se puna është gati të fillojë tani. “Ne kemi pas shumë udhëtime zyrtare dhe kemi hasur në vështirësi për të gjetur fonde për të ndërtuar xhaminë e madhe. Me 1 milion e 2 milion nuk bëhet ajo xhami, ne në Ramazanin që kalojë kemi siguruar një donacion në vlerë 50 milion dollarë dhe xhamia do të jetë e gatshme me çelësa në dorë”.

Ai po ashtu ka potencuar se Bashkësia Islame e Kosovës po shpërndanë ndihma për popullin, vetëm tani për Kurban Bajram kanë shpërndarë ndihma në vlerë 1 milion euro./KohaIslame

Artikulli paraprakVideo: Vodhën djathë me vlerë 785 mijë euro, pranga 2 shqiptarëve
Artikulli vijuesPo, duhet shpëtuar Assadin