Ndalohet pëkohësisht shitja e shamponit "Kosil" në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, bazuar në informacionet që ka marrë mbi dyshimet që ekzistojnë në artikujt “Kosil”, prodhim i Kompanisë “Fobas” në Shkup të Maqedonisë dhe “Andros” prodhuar nga Andros Farm në Ohër të Maqedonisë, ka marrë vendim të ndalojë përkohësisht shitjen e këtyre artikujve në tregun kosovar.

“Kosil” është firmë shamponi dhe kreme që përdoret kryesisht për foshnje.

“Janë inspektuar të gjithë importuesit nga të cilët është kërkuar qe ta heqin këtë produkt nga pikat shitëse, të cilat ata i kanë dhe ata kanë shprehur bashkëpunim se brenda 24 orëve do ta largojnë produktin nga tregu i shitjes”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Agjencia.

Vendimi vlen vetëm për artikujt e prodhuar në dy kompanitë e përmendura në Maqedoni.

Mostrat e këtyre artikujve janë dërguar për analizë për të vërtetuar përmbajtjen bakteriologjike dhe fiziko-kimike dhe vetëm pasi të jenë bërë analizat, Agjencia do të marrë një vendim përfundimtar.

Artikulli paraprakSëmundjet infektive të reja e të vjetra
Artikulli vijuesSekretari Paneta mbi shtimin e sulmeve kryengritese në Afganistan