Clarksonit i ofrohet punë në Rusi

Pasi rrjeti televiziv public i Britanisë, BBC e pushoi nga puna, ish udhëheqësit të emisionit të njohur, “Top Gear”, Jeremy Clarkson i është ofruar vend pune në një televizion rus që udhëhiqet nga ushtria ruse.
 
“Zvezda” (Ylli), televizioni rus që udhëhiqet nga ministria e mbrojtjes, i ka ofruar Clarksonit punë si “prezantues i një emisioni në televizionin tonë në Moskë”.
 
Në një letër që nis me “I dashur Jeremy”, të postuar në faqen e internetit të televizionit në fjalë, Jeremy Clarkson ftohet në Moskë në fillim të prillit që të “diskutojë të gjitha detalet personalisht”, transmeton Koha.net.
 
Emisioni që deri tash vonë e udhëhiqet Clarkson, “Top Gear”, ka deri në 350 milionë shikues në tërë botën, ndërsa është shumë i popullarizuar edhe në Rusi./Koha
Artikulli paraprakVritet një tjetër shqiptar në Siri
Artikulli vijuesBrabusi modifikon edhe Mercedes C-Class Wagon [foto]