Zjarr në spitalin psikiatrik, tre persona të vdekur

Autoritetet e Greqisë kanë bërë të ditur se një zjarr në një spital psikiatrik të Athinës ka lënë të vdekur tre persona, që besohet se ishin pacientë.
Brigada e zjarrit thotë se një person i tretë është zhdukur pasi një zjarr kaploi spitalin Dafni në veri të Athinës, por shumica e njerëzve janë evakuuar.

Më shumë se 30 zjarrëfikës, me 11 kamionë kundër zjarrit kanë ndalur flakët.

Ende nuk dihet se çfarë shkaktoi zjarrin.

Artikulli paraprakPogba refuzoi 12 milionë euro rrogë nga Chelsea
Artikulli vijuesMadridi vendos të pranojë më shumë refugjatë