Çmimi i naftës regjistroi dje rritje në New York në një treg që vijon të nxjerrë mësime nga marrëveshja e ngrirjes së prodhimit në mesin e disa prodhuesve të fuqishëm, natyrisht mbi qëndrimin e Iranit, i munguar në këtë pakt.
Në mesditë çmimi i një fuçie të naftës së papërpunuar (WTI) për shitje në muajin mars shënoi 1,18 dollar në 30,22 dollarë në bursën e New Yorkut (Nymex).
Një ditë pas rënies, tregu i naftës po shfaqet me luhatje për mënyrën se si do të përshtatet në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje midis Arabisë Saudite dhe Rusisë, dy prodhuesit më të mëdhenj globalë, për të bllokuar prodhimin në nivelin e tanishëm, pa shkuar më tej deri në parashikimin për uljen e çmimit.
”Sot, tregjet shfaqën aprovim të menjëhershëm ndaj idesë se është e domosdoshme për të ndërmarrë diçka konkrete”, u shpreh ekonomisti i njohur amerikan, Gene McGillian.