Mercedes sulmon Bentleyn

Kompania Mercedes-Benz nuk ka ndërmend të dorëzohet pa luftë kundër kompanisë Bentley në dominimin e segmentit të veturave SUV ultra luksoz.

Gjermanët gjithashtu planifikojnë që të krijojnë një SUV, i cili me luksin që do të posedojë do t’ju lë pa frymë dhe do të jetë rival i SUV-it të Bentleyit, Bentayg, transmeton Koha.net.

Mercedes në një deklaratë të shkurtër ka thënë se tregu i veturave SUV ultra luksoz është në rritje dhe blerësit e Crossoverave të tyre zakonisht marrin paketa më të shtrenjta.

Prandaj, krerët e kompanisë Mercedes besojnë se do të fitojnë mjaftë para nga versioni i tyre i bazuar në modelin Bentayga.

Artikulli paraprakErdogan flet shqip, ja urimi i tij për Kurban Bajramin (Foto)
Artikulli vijuesSkandal: Xhabir Hamiti shfrytzon tragjedinë në Mekke për ti sulmuar Ulematë – TURP