Pavarësisht që sivjet për çmimin NOBEL ishin nominuar figura të mëdhej si Angela Merkel, për trajtimin e refugjatëve, Papa Francesku për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kubës dhe SHBA-së, si dhe, ministrat e jashtëm të Iranit dhe SHBA-së për gjetjen e marrëveshjes për furnizimin me uranium, çmimi NOBEL shkoi për Tunizinë, konkretisht për dialogun politik në vend.
Çmimi u bë publik sot, e Premte, në Oslo, dhe vjen pasi Tunizia është vendi i vetëm arab, që pas Pranverës Arabe, ka arritur një demokraci të konsoliduar.