Forcat e armatosura të 20 shteteve janë mbledhur në veri të Arabisë Saudite të dielën për të ndërmarrë manovrën ushtarake “më të rëndësishme” të bërë ndonjëherë në rajon, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA.
“Rrufeja e Veriut”, stërvitja që pëërfshin manovrat ushtarke në tokë, ajër, dhe me forcat detare, dërgon një “mesazh të qartë” që Riadi dhe aleatët e tij synojnë “të qëndrojnë të bashkuar në përballjen me të gjitha sfidat dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha SPA.
Arabia Saudite është duke udhëhequr një fushatë ushtarake kundër rebelëve të mbështetur nga Irani në vendin fqinjë jugor, Jemen. Dhjetorin e kaluar, ai gjithashtu formoi një koalicion të ri 35-anëtarësh për të luftuar “terrorizmit” në vendet islamike.
Njoftimi i së dielës gjithashtu vjen pasi mbretëria, një anëtare i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, vuri në shënjestër grupet xhihadiste të Shteti Islamik dhe tha se ka vendosur avionë luftarakë në një bazë ajrore turke në mënyrë që të “intensifikojër” operacionet e saj kundër ISIS në Siri.