“Rusia do të dështojë në përpjekjet për të shpëtuar Asadin”

Ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al Jubeir, deklaroi sot se përpjekjet e Rusisë për të shpëtuar presidentin sirian Bashar al Asad do të dështojnë.

“Siria i kërkoi ndihmë Rusisë, e cial do të dështojë të shpëtojë Bashar al Asadin”, theksoi Jubeir gjatë një konference për shtyp në Riad, duke cituar deshtimin e përpjekjeve, sipas tij, të Iranit, Hezbollahut shiit libanez dhe të milicive të tjera pro-Damaskut të ardhura nga Iraku, Pakistani dhe Afganistani.

Jubeir, vendi i të cilit mbështet opozitarët e regjimit të Asadit, shtoi se “është e pamundur që ky njeri, përgjegjës i vdekjes së 300 000 të pafajshmëve, të shpërnguljes së 12 milionë personave dhe të shkatërrimit të vendit të tij, të mund të qëndrojë në pushtet”.

Largimi i tij është çështje kohe dhe, herët a vonë, regjimi i tij do të bjerë dhe do t’i hapi rrugën ndërtimit të një Sirie të re pa Bashar al Asadin”, tha ministri saudit gjatë kësaj konference për shtyp të mbajtur bashkë me homologun e tij zviceran, Didier Burkhalter, që është për vizitë në Riad.

Artikulli paraprakÇ’po ndodh me Arabinë Saudite? 20 shtete kryejnë super-manovrën
Artikulli vijuesDështimi politik në transformimin e FSK-së në FAK