Cristiano Ronaldo kampion dhe jashtë fushës së blertë. Sezon fantastik ky, për tre herë fituesin e “Topit të Artë”, i cili pas triumfit me Realin e Madridit në Champions League dhe fitimi i Kupës së Europës më Kommbëtaren Portugeze, e dërgon atë edhe më afër fitimit të “Topit të Artë” për të kartën herë në karrierën e tij si futbollist. Por, ylli portugez është një kampion i vertetë jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj. Sulmuesi shpesh nuk eshte kursyer duke bere dhurata bamiresie, per t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Revista Amerikane, “Athletes Gone Good” ka bërë një renditje të sportistëve qe bëjnë bamirsi nëprmjet donacioneve në vlerë monetare dhe në krye të kësaj listë qëndron Cristiano Ronaldo.
Portugezi i erdhi në ndihmë një fëmije 10-vjecar, i cili kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në tru. Operacioni kushtonte 83 mije Dollarë si dhe cdo shpenzim tjetër u mbulua nga 31-vjecari. Gjithashtu sulmuesi ka dhuruar 165 mijë Dollarë, për ngritjen e një fondacioni me qëndër në Portugali, për luftën kundër kancerit. Ronaldo e ka përdorur imazhin e tij dhe në shumë fushata sensibiluzese, sic janë obeziteti, bulizmi dhe në luftën kundër varfërisë. Më pas lista pasohet nga kecisti John Cena, i cili i është bashkuar luftës kundër kancerit të gjirit. Në vendin e tretë është 6 herë fituesja e Wimbëldon, Serena Williams, e cila i është bashkuar fushatave të ndryshme në bashkpunim me UNICEF.
Duke vazhduar me patinisten Koreano Jugore Yuna Kim. Në vendin e pestë sulmuesi i Barcelonës Neymar, fushtatat e tij kryesisht janë zhvilluar në Brazil. Basketbollisti Lebron James, pozicionohet në vendin e 6-të. Misioni i fondacionit të tij është të ndikojë pozitivisht në jetën e femijëve përmes edukimit. Futbollistja amerikane Heather O’Reilly mban vëndin e 7-të. O’Reilly zotëron një shoqat që ndihmon gratë dhe vazjat përmes sportit dhe aktivitetit fizik. Tenistja Ruse Maria Sharapova mban vendin e tetë, në të 9-tin është lojtaria e baseball Mone Davis, e cila ndihmon vajzat e reja për një jetë më të mirë dhe në vëndin e 10-të është Richard Sheman, kampion i SuperBowl me fanellën e Seattle Seahawks, nëpërmjet fonadiconit të tij ndihmon të rinjtë e talentuar në realizimin e ëndrrave të tyre. E cuditshme por e vërtetë në këtë listë të gjatë mungon emri i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” Lionel Messi, një tjetër minus ky për argjentinasin.