Haradinaj: Vetëvendosje preferonte metoda radikale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vazhdimi i kundërshtimit opozitar do të duhej të vazhdonte në rrugë paqësorë, por sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje preferonte metoda radikale dhe më të ashpra.

Kështu ka thënë ai në një intervistë për televizionin Top Channel dy ditë para protestës së thirrur për të kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj ka thënë se është duke ofruar një fillim të ri për Kosovën.

“Ajo që ofrojmë ne është një fillim i ri për Kosovën, duke kthyer balancën shoqërore në vend, shtrirjen e juridiksionit në veri dhe përmirësimin e ekonomisë”, ka thënë ai në këtë intervistë.

Ai ka ripërsëritur se ky fillim i ri për vendin ndodh me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Artikulli paraprakVritet një komandant i lartë i Hezbollahut
Artikulli vijuesMbi 15 mijë euro për ekspertët ndërkombëtarë të demarkacionit