Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka folur sërish për njohjet e Kosovës, duke shtuar se një pjesë e mirë e listës eshtë jo reale por fallco.
Në lidhje me Madagaskarin që u tha para dy ditësh se ka njohur pavarësinë e Kosovës, Daçiç deklaroi në një intervistë për “Veçernie Novosti”: “Ne do të kontrollojmë gjithçka rreth Madagaskarit,nuk besoj se është reale, por lufta vazhdon. Ne jemi ballafaquar me kundërshtarët e fuqishëm dhe klientët e tyre. Ka pasur shantazhe nga fuqitë e mëdha, kundër shteteve që kanë tërhequr njohen e Kosovës”.
Daçiç deklaron se me Kosovën do të ndodhë precedenti i Tajvanit. Ishulli që shpalli pavarësinë nga Kina pas Luftës së Dytë Botërore ishte edhe anëtar i OKB-së në fillim por më pas nuk u njoh më shumë se nga 80 shtete, pasi nuk u lejua nga Kina.
Ministri i Jashtëm serb ngulmon në planin e tij që të ulë numrin e njohjeve poshtë numrit 100 për ta bllokuar këtë shifër, të paktën deri në përfundim të dialogut me Prishtinën. /tesheshi