Dacici dëshiron Dejton për Kosovën

Kryeministri i Serbisë dhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic, në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit ka thënë se edhe për çështje të tjera sikurse është Kosova është i mundshëm një Marrëveshje e re e Dejtonit.

Dacic ka thënë për gazetarë se Marrëveshja e Dejtonit është dokument historik që ka krijuar kushte kushtuese, juridike e politike për funksionim të Bosnje dhe Hercegovinës e me të edhe krijimin e Republika Sërpska, shkruajnë mediat të Beogradit, transmeton “Zëri”.

“Edhe për probleme të tjera, siç është Kosova, është e mundur një Marrëveshje e re Dejtoni”, ka thënë Dacic. /kohaislame

Artikulli paraprakProblemi më i madh i sistemit Android 4.2
Artikulli vijuesMasakra ishte tradita e Miloshevicit