Dacici: Hashim, matu çka flet!?

Hashim Thaçi duhet ke jetë i kujdesshëm se çka flet, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës se “Serbia duke insistuar në ndarje po luan me zjarrin për çka mund të përfundojë si Pashallëk i Beogradit”

“Retorika e tillë Thaçit është e menduar për konsum të brendshëm në Kosovë. Se, nuk do të vendosë Prishtina dhe është larg asaj për të vendosur se çfarë do të jetë Serbia”, ka thënë Dacic për “Blic”. “Në vend të deklaratave të tilla, më mirë është të merret me dialogun që na pret, marrëveshjet në lidhje me përmirësimin e jetës së bashkësisë serbe, trashëgimisë kulturore, energjisë dhe shumë gjëra të tjera me rëndësi jetike që duhet përmirësuar dhe zgjidhur”. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakAssad: Erdogan mendon se ai është kalifi, sulltani i ri i osmanëve. Ekskluzive
Artikulli vijuesXhihadi i Namanit – shqiptari i parë që u vra në Siri