Daçiq, Kacinit: Mos bërtit

Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se fusnota pranë emrit të Kosovës në takimet rajonale, nuk meriton shumë vëmendje dhe ka shtuar se qeveria e re serbe pranon atë që është arritur më parë.

“Sipas mendimit tim, kjo çështje nuk meriton shumë vëmendje dhe nuk është esenciale”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.
Ai ka thënë se marrëveshja për përfaqësimin e Prishtinës në takimet rajonale është arritur në Bruksel por është interpretuar në mënyra të ndryshme si nga Prishtina, Beogradi e gjithashtu edhe Brukseli.
Komentet e tij Daçiq i ka bërë pas deklaratave të Raportuesit për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, se është arritur një marrëveshje me autoritetet serbe për fusnotën.
“Ne kemi diskutuar lidhur me atë se a do të prezantohet Kosova vetëm me një fusnotë pa u shpjeguar lidhur me fusnotën pranë emrit, marrëveshja ka qenë që të ketë sqarim por ajo mund të jetë edhe në dokumentet sqaruese”, ka thënë ai duke shtuar se politika serbe do të diskutojë edhe më tutje lidhur me interpretimin e kësaj marrëveshjeje.
Ndërkaq për rekomandimet që ka dhënë Kacin lidhur me çështjet e brendshme të Serbisë, Daçiq ka thënë se e respekton atë, por i ka thënë se nuk mund të flaës me ton shumë të lartë për Serbinë.
“Ule tonin pak të lutem”, ka thënë ai./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakDigjen 1090 rrënjë ullinj, arrestohen zjarrvënësit
Artikulli vijuesBan viziton Iranin