Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka arritur në Prishtinë.
Gazetari i Telegrafit raporton se ka filluar ardhja e ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Samit, ndërsa ndër ministrat e pranishëm është edhe ai i Serbisë, Ivica Dacic.
Ndryshe, Samiti mbahet si zakonisht sipas formulës Gymnih.
Vlerësohet të jetë konferencë historike, sepse do të merren vesh për rrjetin e transportit ballkanik, ku do të investohet nga BE-ja.
Po ashtu, është me rendësi që ministri i Jashtëm serb, Ivica Daqiq, po vjen si ministër i Jashtëm.