Thaçi ia ofroi Papa Françeskut statusin e veteranit të UÇK’së – Humor :)

Portali PamPress ka siguruar një informacion ekskluziv nga Selia e Shenjtë në Vatikan, që ka të bëjë me numrin 1 të krishterëve në botë, Papa Françeskun, dhe Presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Gazetari ynë katolik, Mark Paluci, ka marrë vesh nga burime anonime në mesin e murgeshave se presidenti Thaçi i ka ofruar Papa Françeskut statusin e veteranit të UÇK’së.

Paluci tregon se një gjë e tillë është refuzuar nga Papa, ku ky i fundit ka deklaruar se nuk ka qenë në luftë dhe s’mund të pranojë një gjë të tillë.

Por, presidenti Thaçi megjithatë ia ka dhuruar kartelën e veteranit, duke i bërë me dije se në Kosovë tashmë janë pajisur me kartela veterani mijëra qytetarë që kurrë s’kanë qenë në luftë, madje disa prej tyre as të lindur në vitet e ’90’ta.

Artikulli paraprakVIDEO – Deputeti Holandez refuzon me ia dhanë dorën Benjamin Netanjahut
Artikulli vijuesHistoriani serb: Skënderbeu ishte serb (Foto)