Gjendja e shokut

Shoku apo gjendja e shokut është humbja e vetëdijes e përcjellur me çregullime të rrënda të organizmit.
Shoku paraqet një gjendje klinike që manifestohet me çrregullime të rënda në organizëm. Prandaj, shoku për një kohë të gjatë ka qenë objekt studimi për shumë autorë, të cilët e kanë definuar atë në mënyra të ndryshme. Këtë e ka dëshmuar Stoner në vitin 1960, i cili, duke folur për shokun, thekson se ekzistojnë aq shumë definicione, sa ka edhe autorë, të cilët janë marrë me problematikën e shokut. Megjithatë, shoku mund të definohet si insuficiencë apo pamjaftushmëri e qarkullimit periferik, që karakterizohet me perfuzion të pamjatueshëm të indeve dhe organeve me gjak, si pasojë e humbjes së dallimit të shtypjeve arteriovenoze. Dallimi arterio-venoz i shtypjeve është kusht për hemodinamikën normale. Prandaj, çdo faktor që ndikon në zhdukjen apo zvogëlimin e shtypjeve arterio-venoze, njëkohësisht do ta kompromitojë edhe qarkullimin e gjakut.[1]

Burimi i të dhënave

^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike – Universiteti i Prishtinës, 2002 Fakulteti i Mjekësisë

Artikulli paraprakSkandaloze, Gjermania stërviti forcat bjelloruse
Artikulli vijuesMbyllet seminari për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare