DAESH dhe mafia italiane “punojnë së bashku” me droga

DAESH dhe mafia italian kanë qenë duke punuar së bashku për të kontrabanduar kanabisin nga Afrika Veriore në Evropë, thotë shefi i anti-terrorizmit në Itali.

Franco Roberti, kryesuesi anti-mafia dhe anti-terror në Itali i ka thënë policisë se ka gjetur prova që se krimi i organizuar italian dhe “terroristët e dyshuar” ishin duke trafikuar hashash së bashku, kanabis në formë të ngjeshur, thuhet sipas investigimeve, raporton Independent.
Roberti, 68 vjeç thotë se ruta e kontrabandimit shkon nga Kazablanka dhe Maroku, përmes Algjerisë dhe Tunizisë në Trobuck të lindjes së Libisë.

Ai i ka thënë Reuters se ruta duke përfshirë Libinë dhe po ashtu pjesa e gjirit Sirte, është një pjesë e Mediteranit që është baza më fort jashtë Sirisë dhe Irakut.

Pavarësisht se përdorimi i kanabisit është kundër Sheriatit, DAESH sipas raportimeve ka bërë milionat nga këto marrëveshje. Një raport nga IHS i publikuar të Hënën tregon se 7% e financimit të DAESH vie nga tregtia me narkotik. Për mafien, tregtia me droga ilegale përfitojnë 32 miliard në vit sipas zyrës të Shteteve të Bashkuar për Narkotikët dhe Krime./KohaIslame

Artikulli paraprakObama sot viziton Arabinë Saudite
Artikulli vijuesShkup, vazhdojnë protestat kundër vendimit të presidentit Ivanov