Shkup, vazhdojnë protestat kundër vendimit të presidentit Ivanov

Mes të tjerash, organizatat qytetare kërkojnë edhe përfshirjen e tyre në negociatat eventuale mes liderëve të partive të Maqedonisë të cilat duhet të mbahen të premten në Vjenë.

Edhe gjatë të martës qytetarët e Shkupit dolën në protesta për të shfaqur revoltën dhe pakënaqësinë e tyre për shkak të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e të gjithë politikanëve nga ndjekja penale, raporton Anadolu Agency (AA).

Sikur edhe ditët e kaluara, protesta filloi rreth orës 18:00 para godinës së Prokurorisë Speciale Publike në qendër të Shkupit, në shenjë mbështetjeje ndaj këtij institucioni. Më pas, prej këtu u nisën drejt godinës së Kuvendit, pastaj shkruan drejt godinës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që në fund të ndalen në afërsi të hapësirave të Info-qendrës së BE-së në Shkup dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku qytetarët e tubuar dëshironin të protestonin, por u parandaluan nga kordoni policor.

Qytetarët edhe sonte porositën se protestojnë kundër politikave të Qeverisë dhe kundër zgjedhjeve më 5 qershor. Mes të tjerash, organizatat qytetare kërkojnë edhe përfshirjen e tyre në negociatat eventuale mes liderëve të partive të Maqedonisë të cilat duhet të mbahen të premten në Vjenë.

Protestat mbahen pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, për ndërprerjen e të gjitha procedurave të ngritura kundër politikanëve të cilët lidhen me përgjimet dhe krizën politike.

Protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.

Artikulli paraprakDAESH dhe mafia italiane “punojnë së bashku” me droga
Artikulli vijuesIvanov takon ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni