Lideri i shtatë i Sudanit, Abdurahman Suvar Dahab ka thënë se umeti Islam gati se po e kthen forcën me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, shkruan Islambosna.
Deklarata e Dahabit vjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, ceremoninë e së cilës e organizon Diyaneti.
“Turqia është një shtet i madh dhe i fuqishëm. Kjo është dukshme duke patur parasysh edhe të kaluarën e këtij vendi. Ndërsa me Erdoganin, umeti islam tani po e kthen lavdinë dhe forcën”, tha Dahab.
Dahab gjendet mes fituesve të shpërblimeve për shkak të aktiviteteve humanitare në Afrikë.
(Islampress)