Danimarka e para me numër të rasteve të dhunës ndaj grave

Nuk është Arabia Saudite e as Afganistani, mirëpo është Danimarka, vend nga perëndimi e cila prin me numër të dhunës ndaj grave. Një grua në tre ka pësuar në një farë forme abuzim fizik qysh nga mosha 15 vjeçare. Jo në një vend të pazhvilluar, por në Bashkimin Europian.

Në 10% të rasteve kanë pësuar abuzim seksual, ndërsa në 5% të rasteve bëhet fjalë për një përdhunim të vërtetë.

Janë këta numrat shokues të raportit europian “Dhuna kundër grave”, i realizuar nga European Union Agency for Fundamental Rights (FRA).

Në studim u përfshin 42 mijë gra me moshë nga 18 deri në 74 vjeç, nga 28 vende të ndryshme të Bashkimit Europian, transmeton noa.

Por shteti më i keq sa i takon dhunës ndaj grave, rezultoi Danimarka, ku 52% e femrave kanë provuar dhunë fizike, seksuale ose psikologjike qysh në moshën 15 vjeçare.

Artikulli paraprakU promovua libri Ekonomia dhe Bankimi Islam i autorit dr. Islam Hasani
Artikulli vijuesKazinot: Vendi ku “pastrohet” paraja e nëntokës politike