Kazinot: Vendi ku “pastrohet” paraja e nëntokës politike

Kazinot, lojėrat e fatit dhe bordelet kanė vėrshuar anembanė Kosovės. Pothuaj nuk ka qytet nė Kosovė qė nuk ka tė hapur sė paku 2 a 3 lokale tė tilla, nė tė cilat pėrveē se luhet me “fatin e jetės”, aty bėhet edhe shpėlarja e parasė e nėntokės politike, por edhe “ndotja” e moralit tė shoqėrisė kosovare, shkruan sot gazeta Botapress.

Shtimi i madh i kėsaj veprimtarie nė Kosovė ka vėnė nė alarm institucionet pėrgjegjėse, jo vetėm pėr shkak tė ushtrimit tė veprimtarisė nė kundėrshtim me Ligjin pėr lojėrat e fatit, por edhe pėr shkak tė qarkullimit nė tė zezė tė rreth 100 milionė eurove nėpėr kėto kazino dhe nė kėtė veprimtari tė lojėrave tė fatit nė Kosovė.
Nė kėtė kuadėr Administrata Tatimore e Kosovės nė periudhėn e fundit ka mbyllur rreth 130 njėsi tė lojėrave tė fatit nė mungesė tė respektimit tė ligjit, i cili pėrcakton qė lojėrat e fatit tė mos ndodhen nė afėrsi 500 metra tė objekteve edukativo-arsimore, fetare kulturore dhe komunale, si dhe distancėn mes tyre sė paku 300 metra. Ndėrkaq nė Prishtinė janė mbyllur 47 njėsi tė lojėrave tė fatit, nė Gjilan 34, nė Mitrovicė 21 dhe nė Podujevė 28.
Behxhet Haliti, drejtor i ATK-sė, thotė se aktiviteti do tė vazhdojė sipas planit tė veprimit edhe nė rajonet e tjera tė Kosovės. Sipas tij, ATK-ja ka mbyllė disa pika, tė cilat ishin nė afėrsi tė kėtyre institucioneve dhe ka marrė masa ndėshkuese pėr bizneset, tė cilat nuk iu kanė pėrmbajtur njoftimeve tė ATK-sė.
ATK-ja ka bėrė rreth 700 vizita te bizneset e lojėrave tė fatit, ku ka shqiptuar mė shumė se 50 gjoba me vlerė 103 mijė
euro. Nė bazė tė Ligjit tė lojėrave tė fatit nė Kosovė janė katėr lloje tė lojėrave tė fatit: lojėrat nė baste, lojėrat nė automate, nė tombollė-bingo dhe nė kazino. Aktualisht janė mbi 40 subjekte tė licencuara pėr lojėra tė fatit, prej tyre vetėm njė kazino./Botapress/kohaislame

Artikulli paraprakDanimarka e para me numër të rasteve të dhunës ndaj grave
Artikulli vijuesPhilip Luther: Assad po përdor taktikën “vdekja nga uria”