Dardan Molliqaj në qejf para takimit të Vetëvendosjes

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo mbledhje vie pas zhvillimeve të fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e së cilave u bë edhe një mesazh i publikuar në media.

Pas publikimit të mesazhit ku me gjuhë fyese deputetja Aida Dërguti i drejtohet deputetit Albin Kurti si “Ai muti”, mbledhja e paraparë të mbahej të shtunën është shtyrë për sot, shkruan Indeksonline.

Teksa po mblidhet kryesia në selinë e VV-së , ka arritur edhe deputeti Dardan Molliqaj, njëri nga emrat më të përfolur të Vetëvendosjes, përgjatë këtyre ditëve. Molliqaj madje duket shumë mirë me disponimin, duke lënë anash zhvillimet në fjalë.

Artikulli paraprakSi ta kuptoni që trupi juaj ka nevojë për kalori
Artikulli vijuesZaev: Rasti “Kumanova” do të ketë hetim ndërkombëtar