Zaev: Rasti “Kumanova” do të ketë hetim ndërkombëtar

Skoplje, 17. oktobra 2017 - Premijer Makedonije Zoran Zaev na konferenciji za novinaer nakon plenarnog panela na Samitu 100 lidera. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit të përbashkët kanë mbajtur një konferencë për media, ku thanë se janë pajtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Zaev dhe Haradinaj kanë folur edhe për rastin e Kumanovës, ku thanë se janë pajtuar për një hetim ndërkombëtar që do të zbardhte të vërtetën.

 

Haradinaj pas takimit tha se kjo vizitë e kryeministrit maqedonas është shumë e rëndësishme pasi Kosova dhe Maqedonia janë shtete fqinjë dhe i bashkon e ardhmja.

Kryeministri i Kosovës tha se janë pajtuar të marrin përsipër shumë obligime dhe shprehu besimin se do të arrijnë t’i finalizojnë edhe në takimin e përbashkëta të dy qeverive. Këto sipas tij, do të jenë në interes të qytetarëve të dy vendeve.

Ndërsa, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se ndodhet në Kosovë për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Ai tha se në takim kanë folur rreth projekteve të përbashkëta, avancimin e komunikimit ndërshtetëror, autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin, hapjen e kalimit të ri kufitar etj.

Zaev foli edhe për rëndësinë e avancimit të shkëmbimit tregtarë.

“Ne jemi dy shtete që ndajmë aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha Zaev, duke shtuar se duhet mbështetje e ndërsjellë pasi e ardhmja e rajonit është në BE dhe NATO.

Zaev tha se gjatë takimit me Haradinajn riafirmoi konceptin për një shoqëri të gjerë në Maqedoni, një shtet të të gjithë qytetarëve pasi sipas tij vetëm të gjithë së bashku mund të ndërtojnë një të ardhme.

Ai ka folur edhe rastin e Kumanovës, që tha është çështje shumë e ndjeshme dhe qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën.

“Është çështje shumë e ndjeshme… çështje që qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën”, tha Zaev, duke shtuar se janë pajtuar që të ketë një hetim ndërkombëtar lidhur me këtë.

Ai tha se kjo do të jetë në interes të bashkëpunimit reciprok dhe rasti i Kumaovës nuk duhet të jetë pengesë për raportet ndërshtetërore.

Sipas tij, Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë, por nuk duhet të harrojë që Maqedonia e ka shtet fqinj edhe Serbinë. Ai tha se shteti i tij mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Artikulli paraprakDardan Molliqaj në qejf para takimit të Vetëvendosjes
Artikulli vijuesSeanca konstituive e KK të Mitrovicës Veriore do të mbahet më 14.12.2017 me fillim në ora 12:44