Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit theksoi se armëpushimi nuk është parakusht i bisedimeve për krizën në Siri.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Xhon Kirby, zëdhënës i DASH, në një konferencë për gazetarë, deklaroi se Xhon Kerri, shefi i DASH, shumë herë ka theksuar se bisedimet për krizën në Siri duhet të zhvillohen pa kurrfarë parakushti.
Ky është qëndrimi i Uashingtonit dhe vendosja e armëpushimit nuk është parakusht për bisedimet rreth Sirisë.
Edhe pse për popullin sirian më mirë është vendosja e armëpushimit dhe ndalja e bombardimeve të palëve në konflikt, mirëpo askush nuk thotë se për zhvillimin e bisedimeve, parakusht është vendosja e armëpushimit në Siri.
Nëse ndalen sulmet dhe luftimet mes palëve dhe krijohen kushtet për dërgimin e ndihmave humanitare për civilët pa ndonjë pengesë, është një gjë shumë e mirë, mirëpo fakti se kjo mund të ndodhë para takimit të javës së ardhshme për krizën në Siri, është shumë larg.