Mbështetja në Allahun – tregimi për mullibardhat

Gjeta nje citat te mrekullueshem qe thote: të mbështeteni tek dikush është komplimenti më i madh që mund t’i jepni, më shumë se ajo që e doni.”

Si një fëmijë i cili është rritur në Winnipeg, Kanada, një nga llojet më të shpeshta të zogjve që shihja ishin mullibardhat. Ato ishin me barqe kuq-portokall. Kishte aq mullibardha sa i shihje kudo. Vallë, kush i ushqente?

Arsimtar, a mund t’ju ndihmojmë në ushqimin e zogjve?

Arsimtarët e shkollës sime na kanë thënë që mos t’i ushqejmë mullibardhat. Subhanallah! E dini pse ne njerëzit nuk duhet të ushqejmë zogjtë? E dini pse? Sepse ne si qenie njerëzore NUK JEMI TË PËRKRYER, ndësra zogjve u duhet ushqim i PËRKRYER. Ato nuk mund të mbështeten tek njerëzit. Nëse i ushqejmë një ditë, dy, tre, një muaj, zogjtë do të ishin mësuar me ushqimin tonë dhe do të mbështeteshin tek ne plotësisht. Dhe kjo mbështetje është krejtësisht e gabuar. Në fund ne nuk do të kishim mundësi t’i ushqejmë për shkak të angazhimeve tona. Mirëpo, mullibardhat edhe më tej do të kërkonin ushqimin nga ne. Zogjtë e mësuar kështu, do të vinin gjithmonë për ushqim dhe në fund do të cofnin. Andaj arsimtarët na thanë: Lëreni zogjtë të qetë. Lëreni mullibardhat të ushqehen me furnizimin e PËRKRYER të Allahut.

Tani, cka nëse për veten tuaj mendoni sikur mullibardhat?

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Nëse do të mbështeteshit sinqerisht në Allahun, Ai do t’ju furnizonte sikur i furnizon zogjtë: në mëngjes dalin të uritura, ndërsa në mbrëmje kthehen të ngopura.” (Tirmidhiu).

Shembulli i zogut që del në mëngjes na tregon se imani dhe feja thotë të marrësh të gjitha hapat praktik për të arritur qëllimet, ndërsa në të njëjtën kohë të mbështetesh plotësisht në Allahun për rezultatin. (Selman El-Aude)

Nëse gjatë kohë nuk keni kujtuar mrekullitë e Allahut, ndoshta keni harruar se krijimi juaj është një nga ato mrekulli…

Burimi: Islambosna.ba

Përktheu: A. D Islampress

Artikulli paraprakBamirësia kthehet me bamirësi
Artikulli vijuesDikush qanë në skaj të dhomës…