DashClock për Android lockscreen

DashClock është aplikacion i ri në shitoren Google Play, i cili do të mund t’ju kursejë mjaft kohë duke paraqitur informata të rëndëishme në ekranin e kyçur të telefonit tuaj Android.

DashClock shfrytëzon mundësinë e sistemit Android 4.2 për të paraqitur widgetet në ekranin e telefonit të kyçur apo mbyllur. DashClock widgeti mundëson paraqitjen e informatave për kohën, thirrjet e humbura, porositë, detajet nga kalendari, inboxi i Gmailit dhe alarmet e planifikuara. Ky widget mund të shtohet në ekranin e telefonit Android ose të shfrytëzohet si widget standard në ekranin “home”. Më e mira është që është pa pagesë, dhe i vetmi problem është që kërkon që telefoni të ketë Android 4.2 Jelly Bean./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPapunësia, pasojë e nepotizmit në Kosovë
Artikulli vijuesGjeniu 16 vjeçar krijon test për kancerin e pankreasit