DAUT BORIÇI
(1825–1896)
Marre nga libri “Ne kujtim te brezave” i autoreve;Dr.Honoris Causa (Mesues i Popullit) Fak LULI, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati.
Elitës së intelektualëve shkodranë i bën nder të veçantë emri i Daut Boriçit jo vetëm se qe një njeri i ditur, me arsim të lartë teologjik, të fituar në medresetë me prestigj të kryeqytetit të perandorisë osmane, por edhe pse qe një nga patriotët më të shquar të Rilindjes Kombëtare.
Me atdhedashuri, vendosmëri e dinamizëm udhëhoqi në mënyrë konsekuente Komitetin Ndërkrahinor të Lidhjes së Prizrenit, si dhe Degën e Lidhj es për Shkodrën gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së saj. Ai radhitet ndër figurat e ndritura të patriotëve tanë, si për aftësitë prej diplomate e politikani, ashtu edhe për përkushtimin e tij në lëmin e arsimit e të edukimit.
Epoka-Kushtet ekonomike e politike
Jeta e vepra e këtij personaliteti është e lidhur ngushtë me epokën në të cilën jetoi e punoi. Në çerekun e dytë të shek. XIX në qytetin e Shkodrës u evidentuan ritme befasuese në lëmin e proceseve ekonomike e shoqërore. Dihet tashmë se qyteti kishte arritur gjatë sundimit të Bushatllinjve një kulm të zhvillimit ekonomik. Falë pozicionit të saj gjeografik, Shkodra shërbente si urë që lidhte Evropën përmes porteve të Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit dhe vetë lumit Buna me zonat e thella të vendit dhe ato të Ballkanit. Qarkullimi i mallrave arriti nivele të atilla, sa t’ia kishin zili tregje të tjera të Ballkanit.1 Kjo qendër jo vetëm e përqendroi pjesën më të madhe të tregtisë me botën e jashtme, por filloi të kryente edhe funksionet e një tregu nacional të dorës së parë.2 Sipas një studiuesit të huaj, udhëtarët që vizitonin në këtë kohë Shkodrën e Pazarin e saj, provonin përshtypjet më të mira për zyrat tregtare, që nuk dalloheshin nga ato të Evropës.3
Për të lehtësuar komunikimin me botën e jashtme, krahas zyrës postare që kishte hapur Turqia që me 1822,4 u hap një zyrë postare nga tregtarët shkodranë, që vepronte në mënyrë të pavarur.5 Edhe kur kapitali vendas iu nënshtrua kapitalit të madh austrohungarez, Shkodra u bë një kryeurë e rëndësishme për hapjen e këtij kapitali në Turqinë evropiane.
Ky zhvillim ekonomik me nivele optimale nën sundimin e Bushatllinjve, vërehet në një periudhë që qe dalluar edhe për shkallën e lartë të autonomisë politike e administrative të arritur. Përpjekjet me armë të këtyre sundimtarëve njëri pas tjetrit,6 me pushtetin qendror bënë që të mbahej gjallë në shpirtin e popullatës fryma e mosbindjes dhe e mosnënshtrimit, duke mbjellë farën e bashkimit e të tolerancës. Citojmë të madhin Sami: “Gjithë ata që qeverisnë Shqipërinë, të vegjël e të mëdhenj ishin të gjithë e gjithnjë shqipëtarë. Mund të themë se Shqipëria qeverisesh më vete prej shqipëtarësh e me zakonet e saj. S’ish pushtuar aspak nënë turqit, e s’paguante gjë përveç gjaknë që derdhte në luftë dhe i cili paguhesh e çpërblehesh fort shtrenjtë”.7
Duke u mbështetur tek pohimi i mësipën-n kuptojmë drejt marrëdhëniet politike midis shqiptarëve dhe Staiiibollit para Tanzimatit. Kështu, rua tjes së identitetit kombëtar dhe krijimit të atyre premisave morale e politike, që me diiiamikën e mëvonshme të ngjarjeve hodhën bazat e lëvizjes së madhe të Rilindjes, iu bë një shërbim i madh.
Vitet që ndoqën eliminimin e Pashallëkut të Shkodrës, dmth vitet ’30 u karakterizuan nga një gjendje “inkandeshente” që po e shtjellojmë në një vështrim retrospektiv, për të kuptuar epokën. Trazirat e kryengritjeve pasuan njëra-tjetrën,, më tronditëset për Portën e Lartë qenë ato të viteve 1833 dhe -1 835.
Pavarësisht se Mustafa Pashë Bushati kapitulloi para presionit ushtarak të Turqisë, aspiratat liridashëse të Popullatës, si në qytet dhe në malësi mbeten të ndezura. Masat represive të administratës turke, fillë pas një autonomie të gjerë lokale, tëjetuar gjatë tre çerekë shekulli, kralias pakënaqësive të karakierit politik shtonin edhe reagimet e karakterit ekonomik, sepse pashallarët e rinj turq, kur përpiqeshin për të zbatuar reformat, donin të shuanin edhe pangopësinë e tyre për fitime personale me anë spekullimesh e grabitjesh. Sjelljet arbitrare të, pashait Ali Namik Pasha, dhuna dhe korrupsioni që u shfaqën me shumë agresivitet, i dhanë shkas kryengritjes së prillit, viti 1833, të udhëhequr nga dy kushërinjtë, Jusuf bej dhe Ali bej Bushati, duke e detyruar pashain të mbyllej në kala e pastaj të largohej me turp në fund të vitit.8 Hafiz Pasha, që i zuri vendin, nuk qe më pak brutal, sepse ndezi përsëri zemërimin e popullit, që s’pajtohej me eliminimin e fitoreve që u patën arritur disa muaj më parë në vetëqeverisjen e qytetit. Me një organizim më të mirë jo vetëm u arrit të ngujohej edhe Hafiz Pasha brenda kalasë, por të merrej në dorë qeverisja e qytetit dhe të përballoheshin për pesë muaj rresht sulmet e reparteve turke të përforcuara. Lufta e vitit 1835 pati karaktershumëmasivjo vetëm seluftuanmyslimanë e katolikë, por edhe se u ndihmuan nga tërë malësia. Me vargjet popullore aq të njohura : “Mori Shkodër/ moj mizore,/ po lufton me tetë taborre” populli përjetësoi ato fitore të rëndësishme, që u arritën në sajë të heroizmit mbarëqytetare të prijësve luftëtarë: Hamz Kazazi, Idriz Boksi, Dasho Shkreli dh’e të udhëheqësve politikë, vëllezërve Jusuf e Hysen bej Bushati.9
Pavarësisht se Porta e Lartë herë tundte degën e ullirit dhe herë shfrynte me grykën e topave dhe atë që për konjukturë ta premtonte, ta mohonte më vonë me paturpësi, këto lëvizje të armatosura pezulluan përkohësisht zbatimin e reformave.10
Me gjithë ndërprerjet e imponuara Turqia do të vazhdonte politikën centralizuese duke e ngacmuar pa ndërprerë zemëratën popullore. Shtrati më i volitshëm për kryengritje, kuptohet qe përsëri Shkodra,e cila si qendra më e rëndësishme ekonomiko-administrative e vendit, do ta përsëriste traditën e para pak viteve si qendër e lëvizjeve popullore. Kështu edhe në vitin 1854 shpërtheu revolta e udhëhequr nga Sheh Shamia, kryengritje e filluar me parulla të karakterit ekonomik, por përfunduar me ato të karakterit politik, duke realizuar dëbimin e valiut që spekullonte me drithin.11 Situata të tilla që vërtetojnë qëndrimin e pacpur, u vërtetuan edhe me Abdi Pashën në vitin 1862, kur edhe ky, nën presionin e luftëtarëve u mbyll në kala, për t’u larguar më vonë fare. As vitet 1863-69 nuk njohën fare stabilitet, përkundrazi, tensionimi gjeti jehonë deri në shtypin e Shën Petërsburgut, po ashtu, u pasqyruan në shtypin e huaj, me tone të forta, luftimet e përgjakshme të malësorëve e të qytetarëve me nizamët e Turqisë,12 luftë që populli e quajti “te Mullini i Vrakës”. Edhe valiu i kohës, Ismail Pasha, u pushua për të zbutur klimën politike. Kështu arrijme në konkluzionin se kryengritjet popullore të viteve ’30-’70, megjithëse nuk arritën objektiva më të thella, si përleswe të përgjithshme me armë shënuan fillimin e luftës çlirimtare të popullit tonë në kushtet e reja historike të mëvonshme të këtij shekulli.
Është e nevojshme të theksohet se, që nga viti 1870 këtyre tensioneve të brendshme iu shtua edhe pasiguria që po përjetonin viset kufitare nga inkursionet e befasishme dhe të vazhdueshme të bandave malazeze, të cilat në luftën e tyre të drejtë kundër pushtuesit turk jo vetëm sulmonin dhe grabitnin pasuritë e shqiptarëve, por po zbulonin haptas pikësynimet e tyre shoviniste për të aneksuar trojet tona që nga Kraja, brugjet e liqenit e deri në Hot, Grudë, Tuz, Shpuzë eti.13 Shkodranët u përleshën sa herë me forcat malazeze, që në strategjinë e tyre aneksioniste përfshinin edhe qytetet Podgoricë, Tivar, Ulqin e deri dhe Shkodrën. Kujtesa popullore përmes kronikave, dëshmive e këngëve historike, si më vonë edhe Fishta përmes poemës “Lahuta e Malcis”, na përcjellin pathosin heroik të shqiptarëve, që s’e kursyen veten as në Këmicë, Vraninë, Medun, Shpuzë etj. beteja që shërbyen si prolog i atyre të kohës së Lidhjes së Prizrenit.14
Jeta kulturore-arsimore e kohës
Ky kuadër i proceseve ekonomike dhe politike të epokës s’do të ishte i plotë, nëse s’do të hidhej dritë mbi jetën kulturore e arsimore të qytetit në ato vite. Periudha e pushtimit turk deri në gjysmën e dytë të shek. XVIII shënoi një ndërprerje të gjatë e të madhe të zhvillimit kulturor, duke e hedhur vendin në injorancë e letargji. Pushtuesit turq me anë të trysnive administrative e ideopolitike nuk arritën çfarë dëshironin, falë vitalitetit të shqiptarit. Gjuha shqipe dhe mësimi i saj ishin në “syrin e ciklonit”: myslimanët pengoheshin zyrtarisht për këtë, por ata, ashtu si në famîlje e në punë, edhe në shkollat e kohës e në mejtepet komunikonin shqip mësues e nxënës.15 Turqishta mësohej për t’u përdorur vetëm nga zyrtarët ose nga tregtarët, sa për Ilogaritje. Foklori me gamën e tij të gjerë ishte një mjet i mrekullueshëm që mbante gjallë thesare gjuhësore, duke përcjellë nga brezi në brez jo vetëm ngjarje e ndjenja, por edhe pasurinë e bukurinë e fjalës shqipe. Krahas kësaj tradite gojore të pasur, që mbahej gjallë në familjet qytetare, në rrethin e atyre qëjetonin në mjediset e sundimtarëve, riprodhoheshin këngët e trimërisë, të prijësve në luftë me turq e malazez. Në këto ambiente ka lulëzuar edhe tradita letrare e kultivuar, e njohur me emrin “letërsi e bejtexhinjve”.16 Një letërsi e tillë, sikur e pohon dhe Rexhep Qosja,17 ishte shumë e çmuar prej myslimanëve shqiptarë : “Ashtu si letërsia fetare shqipe qe letërsi qendrore për shtresën e klerit katolik dhe ortodoks, ashtu si letërsia popullore, letërsi qendrore për popullsinë shqiptare, veçanërisht atë fshatare, ashtu dhe letërsia e bejtexhinjve dhe e autorëve që përdornin alfabetin arab, ishte letërsia qendrore për shtresën qytetare myslimane: çirakë, zanatçinj, tregtarë, nëpunës”. Në radhët e “poetëve të oborrit” të kohës së Bushatllinjve më të shquarit qenë Molla Salih Pata e Molla Hysen Dobraçi.
Sundimtarët Bushatllinj nuk qenë njerëz të pashkolluar: me interesimin e tyre të drejtpërdrejtë u morën nisma kulturore-arsimore që, pavarësisht nga modelet e importuara, u shërbyen proceseve intelektuale dhe ndihmuan që të shpëmdahej “smogu” i padijes dhe i amullisë mesjetare. Medresetë e.bibliotekat që u hapën e funksionuan me kujdesin e vazhdueshëm të Mehmet Pashë Plakut, Karamahmutit e Mustafa Pashës, krahas pikësynimeve fetare, rrezatonin dituri e kulturë të përgjithshme. Nuk duhet harruar se në këshillat e dijetarëve të pallatit pranë vezirëve, të përbëra prej dijetarësh, teologësh, juristësh, etj. funksiononin edhe rrethet e poetëve, krijuesve, rapsodëve, duke shërbyerjo vetëm si konsulentë me prestigj ose si argëtues, por edhe për të zhvilluar biseda e debate të sferave të ndryshme të diturisë. Është e natyrshme të mendohet se e tërë kjo veprimtari bëhej në gjuhën amtare, ashtu si .edhe në medresetë e në mejtepet, pavarësisht nga gjuha e teksteve.
Pas 1846, si rrjedhojë e dekretit suiltanor, lejohej hapia e shkollave laike shtetërore, çka i hapte dyert fillimit të lëvizieve për arsim e kulturë. Duke qenë se për pjesën myslimane lejohej vetëm përdorimi i alfabetit arab, intelektualët myslimanë të kohës u munduan që përmes këtij alfabeti të përhapnin mësimin e gjuhës shqipe, qbftë si mjet të ngushtimit të prapambetjes kulturore, qoftë si armë që përballonte asimilimin nga të huajt dhe shkombëtarizimin.
Krahas mejtepeve, që në v.’30 filluan të funksiononin edhe shkolla private katolike, që nën presionin e “Kapitolacioneve” turqit detyroheshin t’i lejonin, kështu që elementi katolik i Shkodrës pati mundësi më të mëdha shkollimi dhe të një kontakti më të madh me gjuhën e shkruar shqipe. Në tjetrën anë kleri zhvillonte një veprimtari të suksesshme në lëmin letraro-pedagogjik përmes shkollave fetare të ulta e të mesme, si ajo e jezuitëve me 1887 dhe ajo e françeskanëve me 1882. Duke u mbajtur gjallë tradita e bukur e të shkruarit shqip të veprave fetare, krijuar nga “kuadrum-virati” i pavdekshëm, Buzuku- Budi- Bardhi-Bogdani, krijimtaria letrare e P. Zarishit, E. Radojës, De Martinos, P.Babit e çoi më tej atë, duke e pasuruar poezinë fetare shqipe me vlera të vërteta artistike. Duhet shtuar edhe fakti që në periudhën e Tanzimatit u rrit numri i shkollave në gjuhë të huaja. Për gropën e Shkodrës patën rëndësi kryesisht subvencionet e Vatikanit dhe të Austrisë, ndonjëherë edhe të Italisë, për hapje shkollash e institucionesh fetare e kulturore.
Viti 1884 shënon botimin e abetares së parë shqipe, “Evëtarin” e N.Veqilharxhit, një nismë që u bënte jehonë ideve iluministe, në optikën e të cilave zhvillimi i arsimit në gjuhën kombëtare ishte pikësynimi kryesor. Nën shtytjen e këtyre ideve, ashtu si N. Veqitharxhi, edhe Kristoforidhi e H. Tahsini krijuan alfabete origjinale me të njëjtat pikësynime.18 Ndonëse këto nisma qenë të shkëputura dhe mbetën brenda rrethesh të ngushta, përgatitën terrenin për alfabetin e përbashkët; ndërkaq vazhdohej të shkruhei në rrethet më të gjëra me mënyrën e vjetër, me alfabete të huaja.
Pavarësisht nga alfabeti i përdorur, plejada e klerikëve të ditur e atdhedashës, si: Sali Ef. i Madh, J. Tabaku, Sh. Shamia e më vonë D. Boriçi me H. I. Krajën, H. A. Ulqinakun etj. kanë merita të shquara për mbështetjen që i dhanë idesë së zhvillimit kulturor-arsimor të besimtarëve. Madje, në shërbim të këtij qëllimi të lartë J.Tabaku krijoi një nga bibliotekat private më të vjetra, kurse Sh. Shamia futi shqipen në liturgjinë islame, një hap reformator progresiv dhe i guximshëm, që të kujton atë që patën realizuar disa shekuj më parë klerikët e veriut me liturgjinë kishtare.19
Mjedisi familjar
Nëse D. Boriçi arriti të hynte në Pantheonin e Kombit, krahas meritave vetiake edhe traditat e shëndosha familiare lanë gjurmët e tyre në formimin e personalitetit të tij. Familja e Boriçëve ishte një familje shqiptare e shpërngulur nga fshati Boriç i rrethinave të Tivarit, sikur e vërtelon dhe patronimi që mbart. Sipas kujtesës familjare, vendosja në Shkodër duhet të ketë ndodhur nga fillimet e sh. 1 8-të, më parë në lagjen Sudbeqe (afër Xh. Plakë) e pastaj aty ku janë sot, në lagjen Perash.20
Duke i hedhur në vështrim trungut gjenealogjik të familjes, të bie në sy fakti që prej tre brezash ruhej tradita për të nxjerrë hoxhallarë; kështu që babai i Dautit, Haxhi Mustafa, ishte i biri i Molla Salihit të Molla Rexhepit të Molla Hysejnit, duke provuar kështu setraditapërnjerëztë shkolluarumbajt gjallë brezpasbrezi. Vetë i ati, Haxhi Mustafa, ndonësejo klerik, arriti të fitonte besimin e Mustafa Pashës dhe në sajë të përgatitjes së vet të bëhej një nga sekretarët më aktivë të sundimtarit, pas dëbimit të të cil it iu kushtua tregtisë, siç e dëshmojnë shënimet e tij në një ditar në fonnë regjistri, të dhëna me interes, ndonëse kryesisht të karakterit ekonomik-tregtar ose kronika familjare, por që hedhin dritë mbi tregtinë e kohës dhe dëshmojnë kulturën e tij profesionale dhe vlerësimin që i bënte dokumentacionit. Me këtë nismë ai hodhi bazat e një traditë pozitive,21 që do të ruhej nga breznitë e ardhme të familjes. I biri, Dauti mbajti dy ditare me mjaft interes; po kështu, ditari i nipit të tij, H.Musa Boriçi dhe shënimet e të të birit, Jonuzit, ndonëse në mënyrë modeste, ofrojnë shanse të favorshme për hulumtime mbi njerëz e ngjarje. Janë këto shënime që iu kanë vleftë biograféve të Daut Boriçit, që nga H. Bushati, V. Bala etj. Duke analizuar familjen Boriçi, studiuesi Hamdi Bushati me të drejtë argumenton se karakteristikë e kësaj familjeje nuk qe vetëm të shkolluarit e bijve të saj, por edhe vendosja në ofiqe të ndryshme. Tre brezapara vehtes, D.Boriçi pati klerikë njeri pas tjetrit, kurse pas vetes ai përsëri la katër hoxhallarë të tjerë: i vëllai M.Halili, mësues mejtepi, me djalin e vet H. Musanë (mësues në Ruzhdie dhe imam në xhami), dhe me nipin H.Shefqetin (hoxhë i nderuar, myderriz dhe mësues besimi), përsëri tre breza radhazi, si dhe H.Rizaja. Përveç karrierës fetare, shumica e Boriçëve preferuan nëpunësinë në administratë e gjykatë, duke filluar nga H.Mustafa, babai i Dautit e duke vazhduar me bijtë e tij, Sulejmanin, Mustafën, Ahmetin e Jonuzin, si me dhjetë nipat e tij të punësuar në shtetin shqiptar para diktaturës. Një rast i tillë duhet të jetë fort i rrallë, për të mos thënë unikal në historinë e familjeve shkodrane.
Shkollimi
Daut Boriçi, sipas autobiografisë së tij, u lind në Shkodër me 20 dhjetor 1825. Vetë ai shënon se mësues mejtepi të parë ka pasur Molla Ferhatin, hoxhë nga Shkodra, që kajetuar në periudhën 1772-1844. Kjo shkollë fillore gjëndej në Pazar të Vjetër dhe Dauti 8-të vjeçar e frekuentoi sëbashku me të vëllanë, Salihin. Në ditarët e lartpërmendura të Boriçëve gjëndet një vjershë me nota realiste e hoxhë Ferhatit, kushtuar dy vëllezërve Boriçi, Dautit e Salihit. Pasi jepet një pasqyrë e atmosferës që sundonte në mejtepet e asaj kohe, ku alitoriteti i mësuesve shtypte personalitetin e fémijëve me disiplinen e rreptë, duke zbehur interesin për mësimin, kalohet në lavdërime mbi zellin e dy vëllezërve, duke mos fshehur komplimentet e rastit. Ja psh: “Edhe pse Salihi i vogël nuk përpiqet, gj’ithashtu as i vëllai, Dauti, por një ditë do të bëhen të zotët e pendës, sepse dihet, dijen e trashëgojnë nga baba, gjyshi e katragjyshi. Zoti i ruajttë, pasi të dy janë të zellshëm e të kuptueshëm.”22
Sipas shënimeve të të atit, Dauti, pasi mbaroi shkollën fillore, fëmijërinë e kaloi pranë familjes. Po kështu shënohet se bashkë me 25 studentë-hoxhallarë, në, korrik 1844 shkoi për vizitë në Tyrben e Drishtit, duke na dhënë të kuptojmë se Dauti i ishte futur rrugës fetare që në moshën 19-vjeçare. Në autobiografinë e vet Dauti shënon se që në vitin 1839 kishte filluar të mësonte arabishten dhe të merrte mësime teologjie nga myderrizët e mirënjohur shkodranë të Medresesë së Qafès, institucion i themeluar nga Mehmet Pashë Plaku dhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Mustafa Pashës, edhe kur ai ndodhej larg Shkodrës. Nga dora e pedagogëve të respektuar S.Ef i Madh, Molla Ahmet Hadri dhe Molla Sylo Fakja, si dhe të myderrizëve të huaj të shquar u përgatit një kontigjent klerikësh që më vonë u afirmuan, duke nderuar veten, institucionin dhe vendin: J.Tabaku, M. Ahmet Kalaja, Hasan Ef. Podgorica etj., ashtu si dhe vetë Dauti. Edhe në v. 1845 e gjejmë në këtë medrese, pas kryerjes të së cilës u emërua imam i xhamisë së Draçinit dhe, që në atë kohë u quajt Molla Dauti. Pas dy vitesh shërbimi, me 1850 u nis për Stamboll dhe me 21 tetor u regjistrua në medresenë Çifte-Bash Kurshun, një nga medresetë e Mehmetit II. Viti 1852 i la një kujtim të hidhur, sepse nga tbc-ja i vdiq shoku i tij i studimeve, djaloshi shkodran, H.Ferhati. Nga momentet që do të kujtojë nga bashkëjetesa me të, ështê ky më interesanti: Një ditë tetori, së bashku, si studentë të sjellshëm, patën nxjerrë lejen për të vizituar rrethet piktoreske të kryeqytetit. Kjo shetitje e paharrueshme zgjati 4 ditë-, ata shijuan jo vetëm magjinë e pejsazhit, por edhe bujarinë e mikpritjen e familjeve të të njohurve bashkatdhetarë. Edhe një vit më parë kishte pasur fatin të bënte një eskursion njëjavor për gjatë viseve të bukura bregdetare. Ky solidaritet mes bashkatdhetarësh u shfaq edhe në forma të tjera: kontakte të mundshme me klerikët e internuar J. Tabaku dhe A. Kalaja, miq të kahershëm, si dhe me H.Tahsinin (sipas supozimeve të V.Balës)23, ndihma në formë dhuratash për studentët nga emigrantë bamirës me prejardhje nga Tivari, Gucia etj. Gjeste të tilla bujarie vërtetoheshin edhe mes studentësh, duke ndihmuar njeri-tjetrin në rast nevoje, ose duke iu kryer porositë miqve nga Shkodra, që kërkonin t’u bliheshin libra të njohur. Është prekës rasti i vizitës që nuk ia kurseu të burgosurit nga Shkreli, Preng Gjokës. Kështu në Stambollin e largët e të zhurmshëm filluan të shfaqeshin ato cilësi të rralla që do ta shquanin edhe më vonë. Krahas zgjuarsisë dhe vullnetit për të ecur përpara, ai do të karakterizohej edhe nga fisnikëria e shpirtit e nga aftësia për të komunikuar lirshëm me të tjerët. Një dëshmi të tillë najep ai vetë, kur kujton se si në qershorin e vitit 1851 utakuatri herësh me Mustafa Pashën që ndodhej në Stamboll. Te ky student i ri îsh sundimtari i Shkodrës, në një moshë të avanc-uar, me eksperiencë të madhe jete, me një formim kulturor serioz, gjente një bashkëbisedues aq interesant e të përgatitur, saqë i propozoi t’i j epte mësime private gjuhe e besimi të birit, Riza Beut, në një kohë që në kryeqytet nuk muneonin pedagogë të shquar dhe as për honoraret nuk bëhej fjalë.
Në sajë të konsideratës që fitoi në familjen e Bushatlliut, kur Dauti deshi të kthehej në Shkodër, u ngarkua nga Riza Beu si mbikqyrës i pasurisë së trashëguar prej të atit në Shkodër, me një rrogë prej pesë lirash në muaj, rijë ndihmë e mirë ekonomike kjo për familjen e tij të shumtë.
Kleriku, mësuesi
Në pamundësi të konsultohemi me diplomën, pasi dokumenti ka humbur, nuk dihet data e kryerjes së medresesë, as data e kyerjes së shkollës normale të Stambollit, që ai frekuentoi, pasi u bë hoxhë, nuk mund të saktësohet. Dihet vetëm se u emërua mësues në Anadoll dhe se rasti e ndihmoi që të bënte marrëveshje për ndërrimin reciprok të vendshërbimit me një shok medreseje, të emëruar në Ruzhdijen e Shkodrës. Një të kthyer në vendlindje, filloi karrierën e mësuesisë në shkollën “Ruzhdie” në Pazar të Vjetër, hapur që me 1858. Shkollës “Ruzhdie” i përgjigjet shkolla e sotme 8-vjeçare që për kohën ishte shkollë e tipit më të përparuar, e ndjekur nga shumë bij të familjeve të qytetit, kryesisht myslimanë, pa përjashtuar edhe familje të besimeve të tjera.
Dëftesat e para, ku ai nënshkruan si kryemësues, i takojnë vitit 1863; një e tillë i është lëshuar nipit të tij, Musa Boriçit. Nënshkrimet e profesorëve, të vendosura në këtë dëftesë, dëshmo.jnë se në këtë shkollë jepnin mësim emra të tillë, si: Sali Efendiu i Madh, Ahmet Efendi Kalaja, Ahmet Efendi Basha, tre nga myderrizët e afirmuar të vendit (ky komision merrte në provim edhe kandidatët për mësues që i shtroheshin një konkursi). Brenda një kohe të shkurtër ai ka arritur të bëj ë emër për përgatitj en profesionale dhe rezultatet në përparimin e nxënësve, saqë me shkresën 14 tetor 1863 ai merr lavdërime nga Ministria e Arsimit. Ai u shqua edhe për aftësi në drejtim e organizim, kështu e shohim në rolin e zëvendësdrejtorit të arsimit që me 1858, kur, me këtë funksion, me 7 prill në emër të qeverisë e të gubernës mbajti fjalimin e rastit, kur u hodhën themelet e Kishës së Madhe të Shkodrës, që qe njëheri edhe një shprehje solidariteti e tolerance e të gjithë qytetarëve myslimanë ndaj bashkëqytetarëve katolikë.
Duke vazhduar të ishte kryemësues, ngarkuar tashmë edhe me detyrën e zëvendësdrejtorit të arsimit, sipas disa shkresave të valiut në vitin 1865 urdhërohej të vinte përpara përgjegjësisë mësuesit e parregullt, madje mësuesin e Urës së Shtrenjtë ta pushonte e ta zëvendësonte me kandidatin e ri, Molla Jusuf Shkodrën. Sipas një shënimi në gazetën “Takvimi Vekajim” (shtypur në Stamboll me 25 shtator 1867) Dauti vazhdonte të ishte kryemësues dhe emri i tij ishte radhitur tashmë në listën e mësuesve më të mirë të prefekturave të ndryshme të shtetit e që kishin fituar tituj nderi. Nga korrespondenca e tij shkollore nxirret që ai me 1870 ishte inspektor i arsimit fillor për prefekturën e Shkodrës, detyrë që duhet ta ketë filluar që me 1869, sipas disa dëshmive. Kësaj detyre ai iu përkushtua me ndërgjegje të lartë, me dëshirën e mirë që drita e arsimit të përhapej edhe në skajet më të largëta të vendit. Këtë na e konfirmon edhe propozîmi i paraqitur në ministrinë përkatëse për hapje shkollash të reja në nënprefekturat Peqin, Kavajë, Durrës, Krujë, Ulqin me sensin e kompetentit e të njohësit të mirë të problemit, ndonëse bëhej fjalë për një hapsirë gati sa gjysma e Shqipërisë së sotme, propozimin e shoqëron edhe me sugjerime mbi rrugën e sigurimit të fondeve, si dhe të domosdoshmërisë që lokalet të strukturoheshin simbas ekzigjencave bashkëkohore për institucionct arsimore. Në sajë të shkallës së lartë të kredibilitetit profesional, ministria ia aprovoi propozimin dhe atij i sugjeroi të përcaktonte numrin e lokaleve të reja, atyre të të riparueshmevet dhe shpenzimet e nevojshme, madje i kërkohej edhe çfarë parashikonte për rrogat e mësuesve dhe mënyrën e përgatitjes së kuadrove të reja. Qe fare normale, kur administrata e vilajetit ia njohu meritat me anë të një shkrese të datës 8/3/1874, sipas së cilës urdhëroheshin që të virtytshmit, Zotni Daut, t’i jepen të gjitha lehtësitë e nevojshme, tue i dhanë kalin e zaptie për ta shoqnue e t’i kryhen të gjitha kërkesat që ai ka për të paraqitë pranë autoriteteve lokale”.
Që pjesa e parë e veprimtarisë arsimore të Daut Boriçit vazhdoi deri me 1880, e kuptojmë nga një telegram që atij i dërgoi Ministria e Arsimit me 4 dhjetor 1879, duke i kumtuar se ishte caktuar të shkonte për të kontrolluar disa shkolla fillore në rrethet e Stambollit dhe për të raportuar rreth nevojave të reformimit të tyre. Ndoshta ky mund të ketë qenë “sebepi” për ta shmangur nga veprimtaria politike që ai po zhvillonte si kryetar i degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën. Sidoqoftë, pas disa muajsh, me 1880 ai fillon për herë të dytë jetën në Stamboll, por kësaj here jetën e imponuar të një të internuari, duke u mbajtur nën mbikqyrjen e vazhdueshme të policisë.
Duke ia njohur përgatitjet dhe aftësitë, turqit në fillim e caktuan të drejtonte një shkollë vajzash në Stamboll dhe pastaj inspektor shkolle në Anadoll. I syrgjynosur, larg familjes e larg Atdheut pati kënaqësinë të shmallej me të birin, Ahmetin, që i kishte shkuar nga Shkodra për ta takuar, por ky gëzim qe pasuar nga një fatkeqësi e madhe familjare, vdekja aksidentale e gruas së tij nga një goditje rrufeje, kur po punonte në avlëmend në shtëpi. Kjo gjendje dramatike që u krijua në familjen e tij, ku fëmijtë mbetën pa prindër, e detyroi sulltanin që të merrte parasysh peticionin e një përfaqësie të Shkodrës për t’ia falur dënimin. Kështu që u kthye në Shkodër duke vazhduar karrierën në arsim. Nga një dokument (akt noterial dorëzanie) merret vesh se në vitin 1888 figuronte drejtor arsimi. Në vitin 1892 ai paraqet dokumentat për të dalë në pension, por kjo kërkesë iu realizua vetëm në vitin 1894.
Politikani, diplomati
Në botimet shqiptare me karakter historik është pranuar mendimi se Daut Boriçi e filloi veprimtarinë politike njëkohësisht me ngjarjet e Lidhjes së Prizrenit, mirëpo studiuesi Hamdi Bushati sjell argumente se Dauti nisi të aktivizohej në problemet politike qysh në vitin 1869. Si rrjedhim i pakënaqësisë së krijuar nga disa arbitraritete të valiut të atëhershëm, po mblidheshin nënshkrime për një lloj proteste popullore, në të cilën i kërkohej Portës së Lartë largimi i sundimtarit. Kjo “prapaskenë” u diktua para kohe, nismëtarët u arrestuan dhe u internuan. Ndër kryesorët ishin Ahmet Efendi Kalaja, Selim Beg Bushati dhe Daut Boriçi, i cili i shpëtoi dënimit në sajë të një alibie të sajuar bukur prej tij. Nuk ka dyshim se temperamentin e tij prej politikani e shfaqi në plotninë e vet gjatë viteve 1878-1881, domethënë, aq sa pati jetë edhe organizmi i fuqishëm politiko-ushtarak që përtriu madhërishëm energjitë e popullit tonë e që u emërtua “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.
Pa u krijuar mirë Lidhja e Prizrenit, shkodranët u pozicionuan drejt dhe u prononcuan shumë shpejt. Qysh me 10 qershor 1878 Qendra u njoftua se edhe Shkodra bashkohej me Lidhjen dhe se do të dërgonte delegatët e vet, të cilët u nisën me vonesë për situatën e krijuar në kufirin me Malin e Zi.
Mbledhje të ndryshme zhvilloheshin në këto ditë tensioni dhe diskutoheshin problemet e ditës, situata e brendshme dhe ajo e jashtme. Përpiloheshin protesta e memorandume. E gjithë kjo veprimtari udhëhiqej’ nga patriotët dhe intelektualët, të cilët shfrytëzonin çdo lidhje miqësie me qarqet diplomatike. Me 13 qershor u përpilua një mémorandum dhe iu dërgua kryeministrit anglez, Lordit Bikonsfild, përfaqësues i Anglisë në Kongresin e Berlinit, me kërkesën për tërësinë tokësore dhe pavarësinë e Shqipërisë : “Nëse dëshirohet të sigurohet një paqe e qëndrueshme në popullsitë e Lindj es, duhet që atoi të reformohen sipas kombësisë së vet, duke respektuar lidhjet etnike, gjeografike e historike. Duke qenë një komb i vetëm për nga raca, gjuha, traditat, historia dhe nga të gjitha elementët përbërës të identitetit kombëtar, Shqipëria ka të drejtë të quhet, siç është në të vërtetë, një trup i vetëm dhe të organizohet në forrnë unitare nën një qeveri të vetme”.24
Kujtojmë se, që një muaj më përpara shkodranët së bashku me banorët e Ulqinit, Tivarit e Podgoricës i patën drejtuar një protestë të ngjashme ambasadorit francez në Stamboll, ku thuhet : “Ne, katolikë e myslimanë, vëllezër prej shekujsh dhe që jetojmë në bashkësi interesash e zakonesh … pëlqejmë më mirë të asgjësohemi se sa të vdesim nesër të poshtëruar e të skllavëruàr…”25
Me 15 qershor, dy ditë pas hapjes së Kongresit të Berlinit u zhvillua një manifestim i fuqishëm në Pazar të Vjetër, në oborrin e bibliotekës, pranë Medresesë dhe në mes një entusiazmi mbarëpopullor u lexua peticioni dërguar Kongresit të Berlinit në shenjë proteste. Sigurisht, ndër nismëtarët e këtij telegrami ka qenë dhe Daut Boriçi, nënshkrimi i të cilit është ndër të parët e 380 firmëtarëve të këtij memorandumi që iu dërgua Kongresit më 16 qershor jo vetëm në emër të Shkodrës, por edhe të viseve e qyteteve të Shqipërisë Veriore e të Mesme. Në mes të tjerave theksohej: ” … Kombi shqiptar, qoftë mysliman, qoftë katolik, krejt ndryshe për nga raca dhe nga feja nga ato të sllavëve, është i vendosur të mbrojë atdheun kundër çdo coptimi tokësor…” dhe më poshtë ” … lutemi të mbroni tërësinë tonë kombëtare e tokësore e të na kurseni konfliktet shkatrrimtare që do të shpërthejnë…… Pra, siç shihet edhe nga peticioni i shkodranëve, myslimanë e katolikë nul-, shprehen besnikëri ndaj Portës së Lartë, por ngulmuan në interesat kombëtare, duke u dhënë një përgjigje të qartë përpjekjeve të sulltanistëve që mbështetesliin fuqishëm nga valiu Hysen Pasha. Është në nderin e Daut Boriçit, që, ndonëse riëpunës i rangut të lartë në administratën lokale turke, jovetëm i bëri ballë çdo presioni., por edhe iu priu të tjerëve duke u vënë në shërbim të çështjes së madhe. Po me këtë vendosmëri, delegatët që u zgjodhën për të marrë pjesë në Kuvendin e Prizrenit, u porositën që të mos lejohej asnjë shmangie nga linja kombëtare e në përkrahje të linjës proturke, në rast të kundërt, të largoheshin. Besnikëria ndaj platformës kombëtare ishte shprehja e një vetëdije patriotîzmi e solidariteti të fuqishëm, që vërehej si poshtë, në masat popullore, si lart në forumin drejtues të Degës së Lidhjes. Delegatët e Shkodrës u kthyen në javën e parë të korrikut dhe u pritën me atë entusiazëm, me të cilin qenë përcjellë. Vendimet që u lexuan, bënë të ditur nevojën e marr es së masave me karakter organizativ, ushtarak e financier. Në mitingun e madh që u organizua me këtë rast, u diskutua edhe për latin e Tivarit. Me datën 11 korrik u krijua Dega e Shkodrës, e quajtur edhe Komiteti Ndërkrahinor, i përbërë prej 20 vetash me në krye Daut Boriçin. Dega e re, e porsakrijuar kaloi nga fjalët në vepër, nga solidarizimi politik me vendimet e Lidhjes, në organizimin e shpejtë të njësive vullnetare të armatosura. Dega lajmëroi qendrën se ishte gati të dërgonte 6000 vullnetarë për ta shkëputur Tvarin dhe pastaj Podgoricën nga dora e malazezëve, por kjo nuk u realizua. Krijimi i kontigjentit të “xhandarëve të Degës” për të ruajtur rendin ia rriti asaj autoritetin dhe përgatiti atmosferën për veprime edhe më radikale. Ngjarjet u rrokullisen kundër dëshirave të shqiptarëve, sepse si Tivari, ashtu Podgorica, Zhabjaku, Shpuza kaluan nën sundimin malazias. Fluksit të madh të “muhaxhirëve” (të emigrantëve) nga këto treva u desh t’i bënte ballë Shkodra dhe i takonte Komitetit të Lidhjes të organizonte punën, duke aktivizuar komisionet e saj. Pavarësisht se qytetit iu krijuan probleme të reja social-ekonomike, ato u përballuan në sajë të bujarisë e solidaritetit mbarëqytetar, si dhe përkushtimit të aktivistëvë të Lidhjes, bashkëpunëtorëve të Daut Boriçit, Jusuf Tabakut, Jusuf Sokolit, Selim Çobës, vëllezërve Dragusha etj.
Lajmi i kërcënimit të Plavës e Gucisë qe një lloj kushtrimi, aq më tepër kur Ali Pashë Gucia kërkoi ndihma. Ndër mbledhjet që zhvilloheshin, rekrutoheshin vullnetarë dhe mblidheshin ndihma në ushqime, municion, ilaçe. Në mbrojtje të këtyre trojeve shqiptare u korr një fitore e bujshme e forcave shqiptare, ku meritën e vet e ka edhe kontigjenti nga Shkodra, i kryesuar nga Jusuf Sokoli. Qyteti priti me nderim bijtë e vet që u treguan në lartësinë e duhur, ashtu si i kishte porositur, kur i pat përcjellë. Tensione të reja dhe mjaft të komplikuara do të sillte pranvera e 1880-ës. Fuqitë e Mëdha miratuan proj ektin “Korti”, simbas të cilit Plava dhe Gucia do të kompensoheshin me Hotin e Grudën. Përhapja e këtij lajmi ngjalli zemërim si në malësi, si në qytet. Me 1 mars 1880 nga një mbledhje e përbashkët e krerëve të malësisë u miratua një peticion, dërguar Fuqive të Mëdha, kurse me 25 mars Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes ishte në mbledhje të vazhdueshme për të përballuar situatën kritike që po krijohei në ato treva, që ishin aq të lidhura tradicionalisht me Shkodrën në shumë aspekie. Me 3 prill në Shkodër u zhvillua një kuvend, në të cilin morën pjesë si përfaqësuesit e lagjeve të qytetit, po ashtu edhe të maleve të vilajetit, pa krerët e Hotit, Grudës e Këlmendit, që ruanin kufirin. Mbledhja u bë në magazinën e Oso Manit, pranë Bibliotekës së Pazarit. U bë një riorganizim i Komitetit Ndërkrahinor, duke rregulluar raportin e përfaqësimit nga të dy besimet dhe u hartua një peticion drejtuar Fuqive të Mëdha. Në këtë peticion, në mes të tjerash, thuhej : “Kemi vendosur të derdhim pikën e fundit të gjakut para se të hyjmë nën zgjedhën e një qeverie të huaj. Ideja kombëtare na bashkon në mbrojtjen e atdheut tonë”. Komiteti kishte vendosur që lufta do të kishte vetëm karakter mbrojtës dhe jo sulmues, duke hedhur poshtë propozimet e disa qarqeve qytetare për të sulmuar Malin e Zi e për të shkëputur Podgoricën. Përsëri, me 9 prill 1880 u mblodh Komiteti Ndërkrahinor së bashku me krerët e malësisë për të shprehur vendosmërinë e tyre që ta mbronin me forcat e veta Hotin e Grudën. Komiteti vendosi që për këtë aksion duhej të luftonin mbarë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare.
Me 10 prill përfaqësuesit e Komitetit i bënë prezent valiut qëndrimin e tyre, ndërsa me 11 shpallën gjendjen e gatishmërise ushtarake dhe zgjodhën komisionin ushtarak me në krye Hodo Pashë Sokolin, zëvendës Prengë Bibë Dodën. Po këtë ditë u përhap një shpallje e kuvendît nie një përmbajte shumë interesante. Me anë të saj kërkohej autonomie e trojeve shqiptare, zgjedhja e një princi të miratuar nga Porta e Lartë, heqja e trupave turke, zëvendësimi i nëpunësve turq me nëpunës shqiptarë.26 Shpërndarien e kësai proklamate e pohon edhe gazetari P.Gobçeviç. Fuqit e Mëdha bënë veshin të shurdhër ndaj këtyre protestave dhe nënshkruan protokollin;27 kështu, më 19 prill u zhvillua përsëri një miting masiv i paparë në mbështetje të vendimeve të Komitetit për Hotin e Grudën. Në këtë miting Hodo Pasha mbajti një fjalim të zjarrtë28, shkëputi spaletat e arta dhe pa u vonuar, u nis me 3 mijë vullnetarë për Tuz, duke shfrytëzuar lundrimin nëpër liqen. Atmosfera inkandeshente e mitingut pati shumë jehonë në shtypin e huaj, sepse aty, krahas vendimeve për të mbrojtur trojet, doli qartë thirrja për t’u shkëputur nga sundimi shekullor osman. Gazetari austriak S.Gobçeviç, shqiptarofob i deklaruar, jep njoftime mjaft interesante. Mes tjerash ai pohon se, kur erdhi në Shkodër, e gjeti Degën e Lidhjes në forcën e saj rinore. Nga takimet me udhëheqësit (nënvizimi ynë N.B.) kuptoi se “…zgjedha turke në Shqipëri mbahej me zor dhe se ishte planifikuar një kryengritje kundër Portës së Lartë”.29 Kjo kryengritje do të ndërmerrej, sapo të zgjidhej çështja e tërësisë tokësore. Grushti që pësuan forcat malazeze te Ura e Rrzhdnices, e detyroi diplomacinë evropiane të kërkonte rrugë të reia. Ndërkaq Komiteti e kishte të qartë që duhej luftuar jo vetëm me gjuhën e armëve, por edhe me atë të diplomacisë, prandaj u vendos që me 18 maj 1879 t’u bëhej një promemorje konsujve të huaj, që gjendeshin në qytet. Si në të gjitha dokumentet e nxjerra nga Komiteti Ndërkrahinor, edhe këtë radhë Daut Boriçi nënshkruante i pari dhe patjetër ndërmjet atyre radhëve fekste edhe mendimi i pjekur prej intelektuali, gjykimi i tij i mprehtë prej diplomate dhe ndjenja e zjarrtë prej atdhetari.
Me eksperiencën e tyre në fushën e kombinacioneve e të kompromiseve, diplomatët evropianë, të prirur për të realizuar me çdo kusht synimet e tyre, gjetën Ulqinin me rrethe si kompensim për Hotin e Grudën. Patjetër Lidhja e Prizrenit dhe Dega e Shkodrës u vunë para një prove tjetër të fortë. Përsëri u shfaq vendosmëria, guximi e inisiativa e popullit për të mbrojtur trojet e shtrenjta. Ngjarjet do të zhvillohen në atë mënyrë, saqë shqiptarët duhej të luftonin-në tre fronte : me malazeztë, me forcën detare ndërkombëtare dhe me turqit pas shpine. Kjo luftë për mbrojtjen e trojeve, që nga Plava deri te Ulqini, tregon rritjen e vetëdijes kombëtare, aftësitë organizative dhe përvojën në çështjet ushtarake. Të shqetësuar nga lëvizja shqiptare, turqit u përpoqën të shfrytëzonin taktika të ndryshme: edhe “të fortat”, edhe ‘të butat”, “edhe kërbaçin”, edhe “kulaçin”. Valiu Riza Pasha nuk ia arriti qëllimit, sepse dhuratat dhe peshqeshet s’e bënë efektin që pritej dhe shqiptarët nuk u tërhoqën përpara shantazheve, ndonëse ai kishte sjellë 3 mijë ushtarë. Ndërkaq lëvizja popullore për mbrojtjen e Ulqinit, si në Ulqin, si në Shkodër ziente. Mbrojtja e tij po merrte karakter kombëtar. Më se 6 mijë vullnetarë nga Veriu e Kosova ishin gati. Jusuf Sokoli qëndronte me vullnetarët e tij përbri ulqinakëve dhe priste përforcime të reja. Edhe biseda telegrafike mes Hysni Pashës e përfaqësuesve të Lidhjes me në krye Daut Boriçin dhanë një rezultat krejt negativ, që u sht)reh në telegramin e datës 11 shtator: “Telegrami i djeshëm iu spjegua popullit, por sikurse iu asht paraqitun, banorët e Shkodrës iu përgjegjën të gjithë nji zani: nuk e pranojmë në asnjë mënyrë që Ulqini t’i lëshohet Malit të Zi”. Kjo frymë qëndrese pasqyrohet edhe në vargjet popullore:
“I thotë Shkodra: nuk ndigjojmë
Të shtatë krajlat me ba urdi!
Pa krisë pushka nuk e lëshojmë…”
Qeveria turke vendosi të ndiqte rrugën e diversionit të brendshëm. Në këtë situatë u bë një rinovim i Komitetit duke larguar të lëkundurit. Rreth Daut Boriçit qëndronin aktivistët e dalluar Selim Efendi Çoba, Abdyl Fetah Dragusha, Ibrahim Dragusha, Filip Çeka etj., të mbështetur edhe nga myftiu Jusuf Efendi Tabaku. Domethënëse është prania e disa klerikëve në krye të Degës, e cila ishte për luftë të armatosur dhe mbante kontakte të vazhdueshme me Degën e Ulqinit, që mbështetej nga popullata shqiptare me në krye Mehmet Becin e Mehmet Gjylin, klerikët H. Sali Hylja e Hafiz H. Tamizi, si dhe nga dërgata shkodrane me Jusuf Sokolin. Zëvendësimi i Riza Pashës me Dervish Pashën e bëri më kritike situatën, duke ndikuar për’ keq në fatin e Ulqinit. Mitingu i madh që u organizua në shtëpinë e Drishtejve, në mes lagjes Ndocej dhe Dudas, pati shumë jehonë dhe gjenerali turk u detyrua të vepronte më me maturi. Forcat vullnetare shqiptare nuk arritën të përballonin epërsinë numerike dhe forcën goditëse të ushtrisë turke, aq më tepër që u ndodhën në mes dy zjarresh e me defiçit përforcimesh.
Pas tre vite fitoresh të bujshme në Plavë e Guci, Hot e Grudë, ata njohën humbjen, por jo poshtërimin, sepse i shkaktuan shumë humbje armikut duke luftuar si burrat, por duke pësuar dhe humbje jete të shumë shokëve e ndër ta edhe humbjen e komandantit trim, Jusuf Sokolit. Pas këtij grushti erdhi grushti përfundimtar, i padëshirueshëm i Degës së Lidhjes.
Pas lëshimit të Ulqinit, Turqia vendosi të marrë masa kundër anëtarëve të Degës së Shkodrës: Daut Boriçit, Hodo Pashë Sokolit, Prengë Bibë Dodës, Jusuf Efendi Krajës e të tjerë eksponentë të lëvizjes patriotike, të cilët patën pasoja të rënda, sepse Dervish Pasha i internoi. Gati në këtë kuptim pati shkruar edhe revista “Albania”: “Kryetari i Komitetit të Lidhjes së Shkodrës, Myderrizi Daut Efendi dhe komandanti i xhandarmërisë, Ferhat Aga, u dërguan në Stamboll dhe me 12 dhetuer 1880 Dervish Pasha arrestoi Hodo Pashën dhe Prengë Bibë Dodën, kapidan i Mirditës, të cilët të gjithë sëbashku i dërgoi në Stamboll”. Kur Dervish Pasha pati vendosur internimin e Daut Boriçit, i dërgoi këtij një telegram fals, kinse e thërriste Stambolli për çështje zyrtare. Me të arritur Dauti në Shëng in, e mori vesh se po internohej, duke u lajmëruar në mënyrë konfidenciale nga dy telegrafistë shkodranë, që edhe ata pastaj u internuan për nxjerrje sekreti. Në “Ditarin e familjes Dizdari” (Shih B.Dizdari:’.’Nasuf B.Dizdari, në “Lajmi i ditës”, Tiranë, 28.1.1996), thuhet se Tahir Dizdari II u vra nga turqit, sepse, ndonëse ushtarak i lartë, nuk iu pat bindur urdhërit për të arrestuar mikun e tii, Daut Boriçin. Dy vjet pasi doli në pension, pikërisht me 2 nëntor 1896, Daut Boriçi ndërroi jetë dhe u varros në varrezat e xhamisë së Luguçesmes. Fatkeqësisht, nga pakujdesia varri është zhdukur me gjithë gurët e gdhendur e që do të vlenin si material burimor. Në këtë rast shënojmë se edhe shume dokumente të tjera me interes të madh që ruheshin në familjen e tij deri me 1913-ën, u dogjën nga i biri, Ahmeti, nga frika e kontrollit të malazezëve me rastin e pushtimit të Shkodrës prej tyre.
Përfundimi dramatik i Degës së Shkodrës dhe i krejt Lidhjes u përjetua me keqardhje të madhe nga populli, por ky nuk u ndie i mundur, sepse ngjarjet e këtyre viteve hodhën bazat e bashkimit kombëtar, pa përkatësi fetare krahinore. Botës iu dhanë sinjale të forta të-identitetit kombëtar, si dhe të shpirtit liridashës të popullit tonë, që me armë në dorë u rëzistoi jo vetëm shovinistëve fqinj, por edhe Fuqive të Mëdha e vetë turqve. Lidhja u shtyp, por lëvizja kombëtare mori përpjestimet e duhura dhe njohu vetëm ngritje. Nga roli që luajti dhe nga përkushtimi konsekuent edhe emri i Ddaut Boriçit u skalit me shkroniat e duhura në përmendoren e pavdekshme të kësaj ngjarjeje të ndritur.
Gjuhëtari, autori i teksteve
Një profil i tretë i Daut Boriçit, jo më pak i rëndësishëm për kushtet e prapambetjes që kalonte vendi ynë, është edhe ai i gjuhëtarit e i krijuesit të teksteve shkollore. Kontributi i tij në lëmin e arsimit nuk u reduktua vetëm në kuadrin e veprimtarisë legale në atë sektor. Ashtu siç thuhet në Historinë e Shqipërisë (volume i dytë, viti 1965, fq. 107, Tiranë), ” … kleriku patriot mysliman, Daut Boriçi, botoi me 1869, në stamboll një abetare të gjuhës shqipe, e cila, duke përdorur alfabetin arab, përpiqej të fitonte për çështjen kombëtare shtresa e gjerë e popullatës myslimane, pa rënë në sy të çensurës.” Pikërisht Daut Boriçi botoi abetaren turqisht-shqip në themel të një alfabeti të hartuar prei tij me shkronja arabe. Dhe këtë e botoi pa emër të vetin e pa datë, sepse ishte e ndaluar shtypj a e nj ë broshure në gjuhë shqipe, qoûë edhe me alfabet arab.
Me sa dihet, informacionet e para mbi kriiimtarinë e D.Boriçit i kemi nga revista “Diturija” e L.Skendos (viti 1927 dhe 1928) përmes rubrikave “Bibliografia shqipe”, “Letra nga këndonj ësif ‘, mbështetur në inforrnacionet e dy mësuesve shkodranë Sh.Muka e H.Bushati.
Rreth botimeve të abetares, si dhe rreth veprave të tjera, profdr.Jup Kastrati ka dhënë një informacion më të gjerë në “Buletinin për shkëmbimin e eksperiencës” viti 1954, Shkodër, Nr.9, fq.7, duke e paraqitur të plotë në veprën e tij “Figura të ndritura të Rilindjes Kombëtare”.
1) “Alfabet shqip” me shkronja turqishte. Litografue në Stamboll më 1861. Në faqen 32, në mes të tierash, lexohen edhe këto : “Punën shikoje, se marrohe mandej; xen me shkrue shqip”.
2) Një ribotim tietër është ai i vitit 1869.
3) “Abetare shqip” E ndryshueme prej së parës. Dorëshkrim.
Teksti nis me këto fjalë të shkrueme nga autori : “Shqiptari, me mënyrën e shkronjave që kam kallzue në alfabetin shqip, brenda pak kohe mundet me shkrue gjuhën e vet…”
4) “Abetare shqip”, e ndryshueme prej tri të parave. Në verso të fletës së katërt lexoimë konceptin’e një letre, që i dërgon nga Stambolla djalit të vet. Duket se ky dorëshkrim asht hartue pas pak kohe që u internue në Turki, dmth rreth vitit 1881.
5) “Gramatikë shqipe” (e vogël). Njohuni të përgjithshme numrin, gjininë, etj. Vepra asht e pakryeme.Dorëshkrim..
6) “Fjalor turqisht-shqip”. Dorëshkrimi ruhet në Arkivin e Shtetit. Vepër e papërfundueme.
Përveç këtyne la dorëshkrim një autobiografi dhe dy ditare, njeni i vitit 1884-1850, tjetri i vitit 1893-1895.
Prof Kastrati me punime të viteve të mëvonshme (shih Bibliografinë e kap.) e pasqyroi dhe e analizoi më në thellësi këtë veprimtari të D.Boriçit.
Krahas punimeve të autorëve të tjerë, kontributi gjuhësor i këtij personaliteti u trajtua edhe nga studiuesit Sh.Osmani, Nj.Kazazi, T.Osmani në simpoziumin shkencor me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Daut Boriçit (Shkodër, nëntor 1996). Mjedisi i Shkodrës ku punoi Daut Boriçi, paraqiste vështirësi të veçanta, prandaj përpjekjet e tij spikasin më tepër në kushtet e prapambetjes së shumicës së elementit mysliman të qytetit. Sigurisht që nuk mohohet fakti se një shtresë e tregtarëve dhe zejtarëve të qytetit mbështeste kërkesat për arsim e kulturë që shtronte në atë periudhë lëvizja kombëtare. Dihet që në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar inteligjenca e elementit mysliman të qytetit përfaqësohej kryesisht nga klerikët. Është e kuptueshme që jo të gjithë ishin të një niveli e të një mendimi. Në kontingjentin e klerikëve të përgatitur e të njohur për mbështetjen që i jepnin idesë për zhvillimin kulturor e arsimor të besimtrëve, në prizmin e gjerë të fjalës, shquhej mes figurave të tilla, si: Salih Efendia i Madh, J.Tabaku, Sh.Shamia, H.J.Kraja, H.A.Ulqinaku etj. edhe D.Boriçi.