Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministri Bekim Çollaku, kryeministri Mustafa, e njoftoi homologun turk për të arriturat në Kosovë, në shumë fusha.
Kryeministri Isa Mustafa kërkoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe maturinë dhe vizionin e dëshmuar nga Kosova në proceset e fundit që lidhen me bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri Davutoglu po ashtu shprehu përkrahje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në hapat e tjerë që lidhen me fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar t ë Kosovës.
Kryeministri turk po ashtu theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
You Might also Like
Karaxhiç duhej të dënohej minimum me burg të përjetshëm
Dje përfundoi gjykimi ndaj Radovan Karaxhicit, i cili u dënua me 40 vjet burg, ku…
By
1 Min Read
Erdogan: Nuk jemi dhe nuk do të bëhemi robër të askujt përpos Zotit
"Mund ti takoni cilit do komb, cilës do origjinë etnike, mund të jeni turq, kurdë,…
By
1 Min Read
Turqia pritet të hap një institucion të lartë islam në zemër të Evropës
Profesor doktor Muhamed Gormez, kryetar i Administratës së Çështjeve Fetare (Dijanet) në Turqi, ka deklaruar…
By
1 Min Read
Vuçiqi përgjigjet Kadri Veselit, në Nish mund të vish vetëm si turist
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mban në këto çaste konferencë për media lidhur me…
By
3 Min Read
NUK DO TË FLAS ME DAÇIQIN
Këtë javë në Beograd shkojnë zyrtarë të lartë të Departmentit të Shtetit, ndihmëssekretari amerikan i…
By
1 Min Read
Rritet dënimi për “Bombarduesin e Mileniumit”
Një gjykatës amerikan e ka dënuar sërish të ashtuquajturin “bombardues të mileniumit”, Ahmed Ressam, me…
By
1 Min Read
