Davutoglu: “Në Turqi nuk ka asnjë qytet pa refugjatë”

Davutoğlu ka vënë në dukje se në Turqi ndodhen 2.5 milionë refugjatë, statistikë kjo të cilën e bën Turqinë si vendin që strehon më shumë refugjatë në botë. Ai shprehet se “afërsisht 700 mijë fëmijë janë në moshën për shkollë, ku afërsisht 300 mijë e tyre arsimohen dhe ne dëshirojmë që edhe për pjesën tjetër për të gjithë të ofrojmë arsim. Mbi 250 mijë refugjatë sirianë qëndrojnë në kampe, ndërsa mbi trefishin e tyre ndodhen në qytete të ndryshme. Në Turqi nuk ka qytet që nuk ka refugjatë. Në qytetin Kilis vetëm 40 përqind e popullsisë janë qytetarë turq, pjesa tjetër janë sirianë. Mund ta parashikoni se çfarë vështirësish sociale dhe ekonomike krijojnë këto në vendin tonë”.

Ndër të tjera Davutoğlu ka theksuar se Turqia vetëm për refugjatët në kampe ka shpenzuar 10 miliardë dollarë, ndërsa sipas disa llogarive të tjera për refugjatët që ndodhen në qytetet e tjerë ka patur shpenzime ekonomike dhe sociale shtesë në vlerën 20 miliardë dollarëve./AA/

Artikulli paraprakNë moshën 50 vjeçare bëhet hafiz i Kuranit për një vit
Artikulli vijuesPoezia e perandorit kinez kushtuar Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)