Radio Vatikani: Nënë Tereza shenjtërohet në Kalkutë?

Radio Vatikani raporton se Nënë Tereza mund të shenjtërohet në Kalkutë të Indisë.

Konferenca e peshkopëve të Indisë i ka dërguar një letër Papa Françeskut, duke u lutur që shenjtërimi i saj të bëhet në qytetin verior të Indisë, të populluar nga miliona njerëz.

Letra vjen pasi Vatikani ka marrë vendimin për shenjtërimin e shqiptares.

Peshkopët e Indisë i luten Papës që të udhëtojë vitin tjetër në Kalkutë për ceremoninë e shenjtërimit.

Nënë Tereza ka jetuar dhe punuar për dekada në Kalkutë.

Nëse Papa e pranon këtë dëshirë, ky do ishte i pari shenjtërim në tokën indiane.

Artikulli paraprakBabai gjuan me armë vajzën dhe gruan e më pas vetëvritet
Artikulli vijuesFotolajm: Kur presidentja Jahjaga ishte truproja e Ramushit